![FAVORIT W-82 HP User Manual Download Page 95](http://html1.mh-extra.com/html/favorit/w-82-hp/w-82-hp_user-manual_546818095.webp)
SQ - 18
5.2.2. Vënia e programit në punë
Drita LED Start/Pauzë do të pulsojë gjatë zgjedhjes së programit. Shtypni butonin Start/
Pauzë për të filluar programin. Drita LED Start/Pauzë që tregon se programi ka filluar dhe
drita LED e tharjes do të ndizen.
Programi
Përshkrimi
Tharje ekstra pambuku
Ky program than rroba të trasha dhe me shumë shtresa të tilla si peshqirët
prej pambuku, mbulesat e krevatit, këllëfët e jastëkëve, peshqirët e dushit, në
temperaturë të lartë për t'ju lejuar t'i vendosni në dollap.
Tharje pambuku për dollap
Ky program than pizhamet prej pambuku, të brendshmet, mbulesat e tavolinave,
etj. për t'ju lejuar t'i vendosni në dollap.
Tharje pambuku për
hekurosje
Ky program than rrobat prej pambuku për t'i përgatitur për hekurosje. Rrobat e
nxjerra nga pajisja do të jenë pak të njoma.
Tharje sintetikesh për dollap
Ky program than pizhamet prej pambuku, të brendshmet, mbulesat e tavolinave,
etj. për t'ju lejuar t'i vendosni në dollap.
Tharje sintetikesh për
hekurosje
Ky program than rrobat sintetike të tilla si këmishët, bluzat, pulovrat në
temperaturë të ulët krahasuar me programin e të pambuktave për t'i përgatitur për
hekurosje. Rrobat e nxjerra nga pajisja do të jenë pak të njoma.
Delikate
Ky program than rrobat e holla si këmishët, bluzat dhe copat prej mëndafshi në
temperaturë të ulët për t'i bërë gati për t'u veshur.
Tharje me kohë
Për të arritur nivelin e kërkuar të tharjes në temperaturë të ulët, mund të përdorni
programet e tharjes me kohë nga 20 min deri në 200 min. Pavarësisht nga niveli i
tharjes, programi ndalon në kohën e dëshiruar.
Kujdes për bebet
Ky program than rrobat delikate të foshnjave në temperaturë të ulët për t'i bërë
gati për t'u veshur.
Duvet
Ky program përdoret për të tharë duvet.
Sportive
Programi Sportive përdoret për rrobat sintetike sportive si pantallonat e shkurtra,
bluzat në temperaturë të ulët.
Miks
Ky program than rrobat me përzierje pambuk-sintetike që nuk çngjyrosen për t'i
bërë gati për t'u veshur.
Rifreskim i të leshtave
Rifreskimi i të leshtave ndihmon në heqjen e ujit të tepërt nga rrobat e leshta pas
larjes duke aplikuar temperaturë të ulët dhe lëvizje të lehta të kazanit.
Rifreskim
Opsioni i kohës së tharjes mund të përzgjedhet nga 10 minuta deri në 120 minuta
duke mos ofruar ajër të nxehtë, bëhet rifreskimi dhe mund të asgjësohen aromat
e këqija.
Ekspres 34'
1 kg bluza pambuku të rrotulluara me shpejtësi të lartë në lavatriçe thahen për 34
minuta.
Këmisha 20'
2 deri në 3 bluza janë gati për t'u hekurosur për 20 minuta.
E RËNDËSISHME:
Mos e hapni derën ndërkohë që programi është në punë. Nëse ju
duhet të hapni derën, mos e mbani të hapur për kohë të gjatë.
Summary of Contents for W-82 HP
Page 1: ...Tumble Dryer User Manual EN W 82 HP ...
Page 35: ...52382422 210910 00 ...
Page 36: ...Машина за сушење Упатство за употреба МК W 82 HP ...
Page 73: ...52382423 210910 00 ...
Page 74: ...Tharëse Manuali i Përdorimit SQ W 82 HP ...
Page 110: ...52382424 210910 00 ...
Page 111: ...Mašina za sušenje veša Uputstvo za upotrebu SR W 82 HP ...
Page 149: ...52382425 210910 00 ...