SQ - 17
5.2.1. Funksionet ndihmëse
Më poshtë është tabela që përmbledh opsionet që mund të zgjidhen në programe.
Opsioni
Përshkrimi
Niveli i tharjes
Niveli i lagështisë së marrë pasi tharja mund të rritet me 3 nivele. Në këtë mënyrë
mund të zgjidhet niveli i kërkuar i tharjes. Nivelet që mund të zgjidhen përveç
konfigurimit standard: 1, 2, 3. Pas zgjedhjes, drita LED e nivelit përkatës të tharjes
do të ndizet.
Delikate
Rrobat delikate thahen në kohë më të gjatë me temperaturë të ulët
Anti-rrudha
Nëse zgjidhni opsionin “Anti-rrudha” dhe nuk e hapni derën e tharëses në fund të
programit, faza 1-orëshe e anti-rrudhave do të zgjatë 2 orë. Pasi të keni zgjedhur
opsionin Anti-rrudha, do të dëgjoni një sinjal. Mund të shtypni të njëjtin buton
përsëri për të anuluar opsionin. Nëse hapni derën ose shtypni butonin Start/Pauzë
ndërkohë që hapi i anti-rrudhave është në punë, ky hap do të anulohet.
Fillim i vonuar
Mund ta vononi kohën e fillimit të programit duke zgjedhur opsionin 1 orë deri në
23 orë. Mund të aktivizoni kohën e dëshiruar të vonesës duke shtypur butonin
Start/Pauzë. Kur koha mbaron, programi i zgjedhur do të fillojë automatikisht.
Gjatë shtyrjes së kohës, mund të aktivizohen/çaktivizohen opsionet e pajtueshme
me programin. Shtypja për kohë të gjatë e butonit Fillim i vonuar ndryshon
vazhdimisht shtyrjen e kohës.
Anulim i sinjalit
Tharësja lëshon një sinjal kur rrotullohet çelësi i zgjedhjes së programit, kur
shtypen butonat dhe në fund të programit. Për të anuluar paralajmërimet, shtypni
dhe mbani shtypur butonin "Anti-rrudha" për 3 sekonda. Kur shtypni butonin, do të
dëgjoni një sinjal që tregon se opsioni është anuluar.
Tharje me kohë
Kur rrotullohet çelësi në programin Tharje me kohë, opsioni mund të zgjidhet duke
shtypur butonin e opsionit Tharje me kohë dhe programi fillon pas shtypjes së
butonit Start/Pauzë. Shtypja për kohë të gjatë e butonit Tharje me kohë ndryshon
vazhdimisht kohën.
Kyçi i fëmijëve
Ka një opsion kyçjeje për fëmijët për të shmangur ndryshime të programit, kur
shtypen butonat gjatë programit. Për aktivizimin e kyçit të fëmijëve përdoruesi
duhet të shtyp çelësat ose butonat „Delicate“ dhe „Anticrease“ njëkohësisht për
3 sek. Pasi kyçi i fëmijëve të jetë aktivizuar, të gjithë çelësat do të çaktivizohen.
Kyçi i fëmijëve nuk çaktivizohet në mënyrë automatike në fund të programit. Për
të çaktivizuar kyçin e fëmijëve në fund të programit, vendosni ose përcaktoni
çelësin e zgjedhjes së programit në pozicionin „Off“. Pastaj vendosni çelësin e
zgjedhjes së programit në pozicionin e parë. Kyçi i fëmijëve ende është aktiv. Për
çaktivizimin e kyçit të fëmijëve, përdoruesi duhet të shtyp butonat „ Delicate“ dhe
„Anticrease“ njëkohësisht për 3 sek. Kur aktivizohet/çaktivizohet kyçi i fëmijëve,
„CL“ do të shfaqet në ekran për 2 sek dhe pastaj shkyçet dhe do të dëgjohet
një zë paralajmërues. Paralajmërim: Kur produkti është në punë ose kyçja për
fëmijët është aktive, nëse rrotulloni çelësin e zgjedhjes së programit, do të dëgjoni
një sinjal paralajmërues dhe ‘’CL’’ do të shfaqet në ekran për 2 sekonda e më
pas fiket. Nëse rrotulloni çelësin e zgjedhjes së programit, ju do të dëgjoni një
zë. Edhe nëse e vendosni çelësin e programit në një program tjetër, programi i
mëparshëm do të vazhdojë të punojë. Për të zgjedhur një program të ri, duhet të
çaktivizoni kyçin e fëmijëve e më pas të vendosni çelësin e zgjedhjes së programit.
Summary of Contents for W-82 HP
Page 1: ...Tumble Dryer User Manual EN W 82 HP ...
Page 35: ...52382422 210910 00 ...
Page 36: ...Машина за сушење Упатство за употреба МК W 82 HP ...
Page 73: ...52382423 210910 00 ...
Page 74: ...Tharëse Manuali i Përdorimit SQ W 82 HP ...
Page 110: ...52382424 210910 00 ...
Page 111: ...Mašina za sušenje veša Uputstvo za upotrebu SR W 82 HP ...
Page 149: ...52382425 210910 00 ...