CERTIFIKATË GARANCIA
AFATI I GARANCISË: 5 vjet
KUSHTET E GARANCISË:
Dy vite sigurohet garanci e plotë falas, e cila përfshin riparimin falas (punë dore), zëvendësimin falas të pjesëve rezervë, pjesë rezervë falas dhe
zëvendësimin e produktit me të ri nëse nuk mund të riparohet.
Vitin e tretë, të katërt dhe të pestë të garancisë, sigurohen vetëm pjesë rezervë, ndërsa diagnostikimi i defektit dhe zëvendësimi i pjesës (puna e dorës)
paguhet në rast se pajisja nuk mund të riparohet, zëvendësimi i produktit me një të ri nuk përfshihet.
Garancia vlen nga dita e blerjes së produktit.
Janë siguruar pjesë rezerve për një periudhë prej 5 viteve nga data e shitjes së produktit.
Afati për riparim: 30 ditë pune.
Nëse riparimi zgjat më gjatë se afati i paraparë ligjor prej 30 ditë pune,
dhe është në periudhën prej 2 vjetësh garanci të plotë falas i njëjti do të
zëvendësohet me të ri ose me produkt të përshtatshëm.
VËREJTJE:
1.
Aparati është vetëm për përdorim shtëpiak (nuk është për përdorim profesional).
2.
Në rast të përdorimit profesional, afati i garancisë është 6 muaj.
3.
Certifikata e garancisë vlen vetëm nëse është e verifikuar te shitësi (shitorja).
4.
Certifikata e verifikuar e garancisë nuk vlen pa llogari fiskale. Data e verifikimit të
certifikatës të
garancisë duhet të jetë e njëjtë me datën e lëshimit të llogarisë fiskale nga ana e
shitësit (shitores).
5.
Certifikata e verifikuar e garancisë nuk vlen pa etiketën me numër serik dhe barkod.
Importuesi garanton se produkti i posedon karakteristikat e deklaruara të cilësisë dhe se do të
funksionojë mirë
brenda periudhës së garancisë nëse produkti trajtohet siç duhet dhe ndiqen
udhëzimet e bashkangjitura për
përdorim dhe mirëmbajtje.
Garancia përjashtohet dhe nuk zbatohet në rastet kur dëmi ka ndodhur: gjatë çdo transporti i cili nuk
kryhet nga
importuesi, për shkak të trajtimit të pakujdesshëm, për shkak të forcës madhore ose për shkak
të riparimeve nga
palët e treta dhe serviseve të paautorizuara nga importuesi, dëmtimet mekanike (thyerja,
grisja) dhe nga moti dhe
fatkeqësitë natyrore.
Në rast të mënjanimit të mangësisë të produktit, periudha e garancisë zgjatet për periudhën kohore për
të cilën
produkti nuk është përdorur. Kjo periudhë kohore llogaritet nga data e kërkesës së konsumatorit për
mënjanimin e
mangësisë.
Gjatë parashtrimit të reklamacionit, blerësi është i obliguar të paraqitet në servisin e
autorizuar
CENTRO UNION SERVIS (FAVORITELEKTRONIKS) Tel. : 02 2440 – 070. Para
intervenimit nga ana e
serviserit të autorizuar, blerësi është i obliguar të parashtrojë
certifikatën e verifikuar të garancisë dhe
llogarinë e produktit të blerë (llogarinë fiskale).
Çdo reklamacion i paarsyetuar për mangësi të produktit (thirrja e paarsyetuar e servisit), tërheq
rimbursimin e harxhimeve të bëra për ardhjen e serviserit (harxhimi i karburantit për automjetin
dhe
koha) të cilat shkojnë në llogari të blerësit.
Udhëzim teknik për përdorimin e produktit:
Produktit i hiqet paketimi dhe vendoset në përdorim sipas udhëzimit të bashkangjitur për përdorim i cili jepet së
bashku me produktin.
SH.T. CENTRO UNION Shkup, si importues dhe shitës i produkteve, qëndron në dispozicion me
personat profesionistë dhe servisin për çdo konsultim, asistencë profesionale dhe teknike në mirëmbajtjen,
modifikimin dhe përdorimin e produktit.
DEKLARATË
IMPORTUESI KONFIRMON SE KONSUMATORËT I KANË TË DREJTAT LIGJORE QË RRJEDHIN NGA LEGJISLACIONI I
REPUBLIKËS SË MAQEDONISË I CILI E RREGULLON SHITJEN E PRODUKTEVE DHE KËTO TË DREJTA NUK JANË TË
RREZIKUARA ME GARANCINË E DHËNË.
E RËNDËSISHME!
Edhe pas skadimit të afatit të garancisë ju rekomandojmë që për sigurinë tuaj, sigurinë të aparatit dhe
cilësisë, servisimin ta vazhdoni në CENTRO UNION SERVIS (FAVORITELEKTRONIKS SERVIS) SHKUP, ku
personeli tonë profesionist ka trajnime speciale për këtë lloj të aparateve.
Importuesi i produktit siguron servis nëpërmjet të rrjetit të serviserëve të CENTRO UNION SERVIS
(FAVORITELEKTRONIKS SERVIS) Shkup.
Të gjitha defektet paraqiten në mënyrë obligative te CENTRO UNION SERVIS (FAVORITELEKTRONIKS
SERVIS) në Rr. ’’Partizanski odredi’’ Nr. 154, Shkup Tel. (02) 2440-070.
Data e regjistrimit
Përshkrimi i reklamacionit
Produkt
Numri serik
Data e prodhimit
Verifikim i paraqitjes të reklamacionit
Shitës
Data e shitjes:
Vula
Vula
Nënshkrim
Nënshkrim
Summary of Contents for D2
Page 79: ...52368768 ...