AL
85
4. PËRDORIMI I
PRODUKTIT
Funksionet e furrës
*Funksionet e furrës suaj mund të
ndryshojnë për shkak të modelit të
produktit tuaj.
Llamba e Furrës:
Do të kyçet vetëm
llamba. Do të mbetet
e kyçur gjatë kohës
së funksionit të
gatimit.
Funksioni i Shkri-
rjes:
Llambat para-
lajmëruese do të
kyçen dhe ventilatori
do të
fi
llojë të punoj.
Për ta përdorur funksionin e shkrirjes,
vendosni ushqimin e ngrirë në furrë
në raftin në folenë e tretë nga fundi.
Rekomandohet që ta vendosni një tepsi
nën ushqimin që është duke u shkrirë,
për ta mbledhur ujin që rrjedh për shkak
të shkrirjes së akullit. Ky funksion nuk do
të gatuajë ose pjekë ushqimin, vetëm do
të ndihmojë për ta shkrirë.
Funksioni nxehjes
nga poshtë:
Termostati i furrës dhe
dritat paralajmëruese
do të ndizen, elementi
i temperaturës nga poshtë do të
fi
llojë
të funksionojë. Funksioni i nxehjes nga
poshtë është ideale për pjekjen e picave,
pasi që nxehtësia ngritet nga pjesa e
poshtme e furrës dhe e nxeh ushqimin.
Ky funksion është i përshtatshëm për
nxehjen e ushqimit, jo për pjekje.
Funksionet për
pjekje statike:
Termo stati dhe dritat
paralajmëruese të
furrës do të ndizen,
elementet e nxehjes nga poshtë dhe
nga lartë do të
fi
llojnë të funksionojnë.
Funksioni i gatimit statik emeton nxehtësi
duke siguruar pjekje të njëtrajtshme
të ushqimit. Kjo është ideale për të
përgatitur ëmbëlsira, torta, brumëra,
lazanje dhe pica. Rekomandohet para-
nxehja e furrës për 10 minuta dhe më së
miri është që të përdoret vetëm një raft
në këtë funksion.
Funksioni i Venti-
latorit:
Termostati
dhe dritat e furrës do
të ndizen, elementet
e nxehjes nga poshtë
dhe nga lartë dhe ventilatori do të
fi
llojnë
të funksionojnë. Ky funksion është
ideal për pjekjen e ëmbëlsirave. Pjekja
realizohet nga elementet e nxehjes nga
lartë dhe poshtë brenda furrës dhe nga
ventilatori, i cili bën qarkullimin e ajrit,
duke i dhënë një efekt të lehtë pjekës
ushqimit. Rekomandohet që të nxehet
furra 10 minuta më parë.
Funksioni Turbo:
Termostati i furrës
dhe llambat para-
laj më ruese do të
ndizen, elementi
unazor i temperaturës dhe ventilatori do
të
fi
llojnë të funksionojë.
Funksioni turbo njëtrajtshëm shpërndan
nxehtësinë në furrë kështu që tërë
ushqimi në të gjitha raftet do të gatuhen
njëlloj.