•
Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma
bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku
përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit
shtëpiak.
•
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të
shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
•
PARALAJMËRIM: Gatimi i pamonitoruar me yndyrë ose vaj
mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të
shkaktojë zjarr.
•
Mos përdor kurrë ujë për të shuar zjarrin nga gatimi. Fik
paisjen dhe mbuloji flakët me, p.sh. një batanije apo kapak.
•
PARALAJMËRIM: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes
një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të
lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një
mjet.
•
KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Proceset e
shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht.
•
PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi
sipërfaqet e gatimit.
•
Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk
duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund
të nxehen.
•
Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën
inkaso.
•
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
•
Pas përdorimit, fikni elementin e pianurës me çelësin e
kontrollit dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit të
tiganit.
•
Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen
për dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në rast se pajisja
është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti
lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga
furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit.
SHQIP
305