87
SQ
PJESËT E PRODUKTIT
(a)
Vendi i manualit të përdorimit
(b)
Mbështetësja e shpinës
(c)
Mbështetësja e lëvizshme
e kokës
(d)
Rregulluesi i lartësisë për
mbështetësen e kokës
(e)
Përforcuesi
(f)
Kalimi i rripit të prehërit
(g)
Kalimi i rripit të supeve
(h)
Mbrojtja nga goditjet anësore
(i)
Shuli-Lidhja-Çengelët
(j)
Shuli-Rregullatori
(k)
Pikat e kapjes ISOFIX
MONTIMI FILLESTAR
Lidheni mbështetësen e shpinës
(b)
me përforcuesin
(e)
duke e kapur boshtin
e kalimit te aksi i përforcuesit. Më pas, mbështetësja e shpinës
(b)
paloset
përpara.
POZICINI I SAKTË NË AUTOMJET
Sexholinoja me sistem lidhjeje me shul mund të përdoret në të gjitha sediljet e
automjeteve me rripa sigurimi automatikë në tre pika, të cilët janë miratuar për
përdorim “universal” në manualin e automjetit.
Një certifikim “gjysm-universal” u jepet sistemeve tësigurimit që janë të lidhura
me makinën përmes sistemit të lidhjes me shul. Për këtë arsye, sistemi i lidhjes
me shul mund të përdoret vetëm në disa automjete të caktuara. Ju lutemi shikoni
listën e bashkëngjitur të llojeve të automjeteve për të parë automjetet e miratuara.
Versionin më të fundit mund ta gjeni në
www.cybex-online.com
. Kur fëmija
ka shtat më tepër se 135 cm, pajtueshmëria mes Pallas B-Fix dhe automjetit
mund të jetë më e vogël. Ju lutemi shikoni listën e llojeve të automjeteve për të
parë nëse sexholinoja mund të përdoret pa kufizime në të gjitha pozicionet e
mbështetëses së kokës.
Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljen e
pasagjerit përpara. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.
INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET
1. Sigurohuni gjithmonë që...
•
mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
•kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e
makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
2. Zgjatini rripat e sistemit të lidhjes me shul duke përdorur rregullatorin e shulit
(I)
.
3. Lidhini çengelët e lidhjes me shul
(i)
te pikat e kapjes ISOFIX
(k)
.
4. Shtrëngojeni sistemin e lidhjes me shul duke e tërhequr rripin në rregullator
derisa pozicioni i sexholinos të jetë rregulluar si duhet.
5. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses së shpinës të sexholinos
(b)
të vendoset mbi mbështetësen e shpinës të sediljes së automjetit.
💡
Nëse mbështetësja e kokës së automjetit ju pengon, tërhiqeni për lart deri
në fund ose hiqeni komplet (përveç sediljeve të kthyera mbrapa).
6. Sigurohuni që sexholinoja është e fiksuar duke tërhequr pikat e kapjes
ISOFIX
(m)
.
7. Në rast se sexholinoja përdoret me sistem lidhjeje me shul, ajo mund të lihet
mënjanë poshtë sediljes.
💡
Duke përdorur sistemin e lidhjes me shul, mund ta fiksoni CYBEX Solution
B-Fix në automjet, duke e rritur kështu më tej sigurinë për fëmijën. Fëmija
duhet të jetë gjithsesi i siguruar me rripin me tre pika në automjet.
HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI
Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.
1. Lironi rripat e shtrënguar duke përdorur rregullatorin e shulit
(l)
.
2. Shkëputini çengelët e lidhjes së shulit
(k)
në të dyja anët.
3. Hiqeni sexholinon.
4. Mund ta mbani sistemin e lidhjes me shul në përforcuesin e sexholinos.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e kokës
(c)
mund të rregullohet duke përdorur rregullatorin e
lartësisë së mbështetëses së kokës
(d)
mbrapa mbështetëses së kokës
(c)
.
Çojeni mbështetësen e kokës aq sa të mbeten deri në 2 cm (rreth gjerësia e 2
gishtave) midis supave të fëmijës dhe mbështetëses së kokës
(c)
.
💡
Lartësia e mbështetëses së kokës mund të lëvizet edhe ndërkohë që
sexholinoja është e montuar në makinë.
SIGURIMI I FËMIJËS - GRUPI 2/3 (15–36 KG)
1. Kalojeni rripin e sigurimit të automjetit anembanë fëmijës dhe vendoseni
gjuhëzën e rripit te tokëza e rripit. Duhet të fiksohet në vend me një
"KLIKIM".
2. Vendoseni rripin e prehërit te pikat me ngjyrë të kuqe të kalimit të rripit të
prehërit
(f)
në sexholino.
3. Tërhiqeni rripin e shpatullave për ta shtrënguar rripin e prehërit.
4. Anash sexholinos, pranë tokëzës së rripit, rripi i supeve dhe rripi i prehrit
duhet të vendosen së bashku te shina te shina e rripit të prehrit
(h).