82
sq
Përdorimi sipas rregullave
Përdorimi sipas rregullave
Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim privat dhe për
ambientet e shtëpisë. Pajisja të përdoret vetëm për përpunim
të sasive të zakonshme të ushqimeve. Mos i tejkaloni sasitë e
lejueshme (shih „Receta“).
Pajisja mund të përdoret për përzierje, ngjeshjen e brumit dhe
tundjen e ushqimeve. Pajisja nuk duhet të përdoret për përpunimin
e substancave apo artikujve të tjerë. Në rast se përdoren aksesorë
të tjerë të lejueshëm nga prodhuesi, janë të mundshme përdorime
të tjera shtesë. Pajisja të përdoret vetëm me pjesë origjinale dhe
aksesorë të lejuar. Mos përdorni aksesorë që janë të projektuara për
pajisje të tjera.
Përdoreni pajisjen vetëm në ambiente të brendshme, në
temperaturë dhome dhe vetëm deri në 2000 m mbi nivelin e detit.
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
Lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit, pastaj përdorini dhe
ruajini! Dhënia e kësaj parisje te persona të tjerë të shoqërohet me
këtë udhëzim. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmin që mund
të shkaktohet si pasojë e moszbatimit të udhëzimeve për përdorimin
e duhur të pajisjes.
Kjo pajisje mund të përdoret nga persona me aftësi të kufizuara
fizike, dëgjimore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe/ose
njohurish nëse mbikëqyren ose udhëzohen sa i përket përdorimit
të sigurt të pajisjes dhe kuptojnë rreziqet që mund të shkaktohen
nga keqpërdorimi. Fëmijët duhen mbajtur larg pajisjes dhe linjës
elektrike dhe nuk duhet ta përdorin pajisjen. Fëmijët nuk duhet
të lejohen që të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja e
përdoruesit nuk duhen bërë nga fëmijë.
W
Rrezik goditjeje nga rryma elektrike dhe rrezik zjarri!
■ Pajisja duhet të vihet në një prizë të instaluar sipas rregullave me
tokëzim në një rrjet rryme alternative. Kontrolloni nëse sistemi
mbrojtës i instalimit elektrik të shtëpisë është sipas rregullave.
■ Vini pajisjen në prizë dhe përdoreni vetëm në përputhje me të
dhënat në pllakën e specifikimeve. Përdorimi lejohet vetëm nëse
nuk konstatohen dëmtime të kabllos ose pajisjes. Riparime të
pajisjes, p.sh. ndryshimi i një kablloje të lidhjes në rrjet, duhet
të bëhen vetëm nëpërmjet shërbimit tonë të klientit, për të
shmangur rreziqet.
■ Mos e vendosni kurrë pajisjen në priza me kronometër ose të
telekomanduara. Gjatë funksionimit gjithmonë mbajeni parasysh
pajisjen!
Summary of Contents for OptiMUM 9 Series
Page 12: ......
Page 13: ......
Page 25: ......
Page 26: ......
Page 36: ......
Page 37: ......
Page 47: ......
Page 48: ......
Page 58: ......
Page 59: ......
Page 69: ......
Page 70: ......
Page 80: ......
Page 81: ......
Page 91: ......
Page 92: ......
Page 103: ......
Page 104: ......
Page 115: ......
Page 116: ......
Page 128: ......
Page 129: ......
Page 130: ......
Page 131: ......
Page 145: ......
Page 146: ......
Page 147: ......
Page 148: ......
Page 149: ......