Mbrojtja e ambientit dhe hedhja
Tronic 1000 T | Tronic 2000 T – 6721831855 (2021/03)
188
10.2 Skema elektrike
fig. 17
Skema e lidhjeve
11
Mbrojtja e ambientit dhe hedhja
Mbrojtja e ambientit është një parim i korporatës së grupit
Bosch.
Cilësia e produkteve, kursimi dhe mbrojtja e ambientit janë për
ne objektive të të njëjtit nivel. Ligjet dhe rregulloret në lidhje me
mbrojtjen e ambientit respektohet me rigorozitet.
Për mbrojtjen e ambientit, duke marrë parasysh pikëpamjet
ekonomike, përdorim teknologjinë dhe materialet më të mira të
mundshme.
Paketimi
Në rastin e paketimit ne përfshihemi në sistemet e riciklimit
sipas specifikave të vendit përkatës, për të garantuar një
ricikilim optimal.
Të gjitha materialet e përdorura për paketimin nuk janë të
dëmshme për ambientin dhe mund të riciklohen.
Pajisja e vjetër
Pajisjet e vjetra përmbajnë materiale me vlerë që mund të
riciklohen.
Pjesët mund të ndahen lehtë. Plastikat janë etiketuar. Në këtë
mënyrë, pjesët e ndryshme mund të klasifikohen, të riciklohen
ose të hidhen.
Pajisjet e vjetra elektrike dhe elektronike
Ky simbol do të thotë që produkti duhet hedhur së
bashku me mbeturina të tjera, por duhet lënë në
pikat e grumbullimit të mbeturinave për trajtim,
grumbullim, riciklim dhe asgjësim.
Simboli vlen për shtetet me legjislacion për mbetjet
elektrike, si p.sh. direktiva evropiane 2012/19/KE për pajisjet
e vjetra elektrike dhe elektronike. Këto rregulla përcaktojnë
kuadrin e kushteve për kthimin dhe riciklimin e pajisjeve të
vjetra elektronike në secilin shtet.
Duke qenë se pajisjet elektronike mund të përmbajnë
substanca të rrezikshme, ato duhen ricikluar me përgjegjësi për
të zvogëluar dëmin në mjedis dhe rreziqet ndaj shëndetit të
njeriut. Për më tej, riciklimi i mbetjeve elektronike kontribuon
në ruajtjen e burimeve natyrore.
Për më shumë rreth hedhjes ekologjike të mbetjeve elektrike
dhe elektronike kontaktoni me autoritetet vendase, kompaninë
tuaj për menaxhimin e mbetjeve apo shitësin nga ku keni blerë
produktin.
Informacion të mëtejshëm mund të gjeni këtu:
www.weee.bosch-thermotechnology.com/