![Tesla TV 40T319 Скачать руководство пользователя страница 15](http://html1.mh-extra.com/html/tesla/tv-40t319/tv-40t319_user-manual_1091581015.webp)
15
ALB
TË DHËNA TË PËRGJITHSHME
Modaliteti i zërit
Zgjidhni modalitetin tuaj të preferuar të zërit për secilin burim. Opsionet e
disponueshme janë: “Standard”, “Muzikë”, “Sport” dhe “Modaliteti i përdoruesit”.
Zëri i lartë
Përshtat frekuencën e sipërme të zërit.
Basi
Përshtat frekuencën e poshtme të zërit.
Balancimi
Kontrolloni balancimin e zërit ndërmjet altoparlantit të majtë dhe të djathtë (të kufjeve).
Niveli i volumit
automatik
Shërben për të përshtatur volumin e zërit duke iu përgjigjur nivelit të burimit të sinjalit të
audios. Mund të aktivizohet ose çaktivizohet.
Lloji i “SPDIF-së” Kur sinjali dalës “SPDIF” lidhet me sistemin digjital audio, ju mund të përzgjidhni
opsionin “Automatik” për të nxjerrë automatikisht sinjal të teknologjisë “Dolby Audio”.
Kur zgjidhni opsionin “PCM”, përzgjidhet vetëm audioja stereo dhe duke shtypur
“Joaktiv”, ju mund ta çaktivizoni këtë sinjal dalës.
Kalimi në “AD”
Duke aktivizuar “Përshkrimin zanor” , ju mund të aktivizoni cilësimin e volumit të zërit të
AD-së. Kur aktivizoni “Përshkrimin zanor”, një folës do të përshkruajë atë që është duke
ndodhur në ekran për telespektatorët e verbër apo që kanë shikim të dobësuar. (Mund
të aktivizohet vetëm nëse është i disponueshëm në modalitetin e “DTV”-së.)
* Disponueshmëria varet nga transmetuesi
Tensioni i funksionimit: 180 ~ 240 V AC 50/60 Hz
Konsumi i energjisë: 70 W
Konsumi i energjisë në modalitetin e pritjes:
<0.5 W
Temperatura e funksionimit:
+5 °C ~ +35 °C
Temperatura e ruajtjes: -15 °C ~ +45 °C
Lagështia ku mund të funksionojë: 20% ~ 80% RH, pa kondensim
Lagështia e ambientit ku ruhet:
10% ~ 90% RH, pa kondensim
Përmasat (gjerësi x thellësi x lartësi) në mm:
905.6 x 221.6 x 569.5
Pesha neto: 6.75 kg
Modaliteti i figurës
Zgjidhni modalitetin e kontrollit automatik të figurës. Modalitetet e mundshme
janë: “Dinamik”, “Standard”, “I butë” dhe “Modaliteti i përdoruesit”.
Temperamenti i ngjyrave
Për të përzgjedhur tonin e përgjithshëm të ngjyrave të figurës. Opsionet e
disponueshme për imazhin janë: “I freskët”, “Normal” dhe “I ngrohtë”.
Zvogëlimi i zhurmës
Për eliminimin e zhurmës së figurës. Opsionet e disponueshme janë: “Joaktiv”,
“I ulët”, “I mesëm”, “I lartë”, “I parazgjedhur”.
Cilësimet në “Modalitetin e përdoruesit” , mund të ndryshohen për “Ndriçimin e figurës”, “Kontrastin”,
“Ngjyrat”, “Hije” dhe “Qartësinë e figurës”.
Menyja e figurës
Menyja e zërit
Përdorimi i PVR-së
Ky funksion ju mundëson të incizoni në pajisjen memorike USB programin tuaj të preferuar televiziv. Përpara
se ta përdorni këtë funksion, në fillim vendosni në televizor pajisjen memorike USB.
Shtypni butonin “Menu” për të shfaqur menynë kryesore. Më pas, përzgjidhni opsionin “PVR File System”
(skedari i sistemit “PVR”) dhe shtypni butonin “OK” për ta hapur.
1. Përzgjidhni diskun
2. Modifikoni opsionet e incizimit
3. Shtypni butonin “RED” për të filluar incizimin.
Për të parë programin e incizuar, hyni në modalitetin e USB-së, pastaj përzgjidhni opsionin “Video”. Më pas,
hapni dosjen “MSTPVR” dhe përzgjidhni skedarin që dëshironi.
Shtypni butonin “OK” për ta hapur. (Procedura është e njëjtë edhe nëse incizoni ndonjë program digjital
radiofonik).
Содержание TV 40T319
Страница 1: ...MK SLO SRB ENG ALB BiH CG HR USER MANUAL TV 40T319...
Страница 2: ......
Страница 3: ......
Страница 47: ......
Страница 48: ...www tesla info...