![Tesla TV 40T319 Скачать руководство пользователя страница 13](http://html1.mh-extra.com/html/tesla/tv-40t319/tv-40t319_user-manual_1091581013.webp)
13
ALB
Instalimi i baterive
Përdorimi i telekomandës
INSTALIMI PËR HERË TË PARË
Instalimi i “DVB-S/S2”-shit
SHËNIM:
Figurat shërbejnë vetëm për ilustrim. Artikujt realë mund të jenë të ndryshëm nga ata që
janë për ilustrim.
Fig.5
Masat paraprake për përdorimin e baterive
Përdorimi i papërshtatshëm i baterisë shkakton rrjedhje të saj. Ndiqini këto udhëzime me kujdes.
1. Ju lutemi të mbani parasysh polaritetin e baterive me qëllim që të shmangni krijimin e qarkut të shkurtër.
2. Kur tensioni i baterisë të bëhet i pamjaftueshëm dhe të ndikojë te cilësia e përdorimit, ju duhet ta
zëvendësoni baterinë me një bateri të re. Hiqeni baterinë nga telekomanda nëse keni për qëllim të mos
e përdorni telekomandën për një kohë të gjatë.
3. Mos përdorni bashkë lloje të ndryshme baterish (p.sh. bateri manganore dhe bateri alkaline).
4. Mos e hidhni baterinë në zjarr, mos e karikoni dhe mos e hapni.
5. Ju lutemi t’i sistemoni bateritë duke iu përmbajtur rregulloreve përkatëse për mbrojtjen e mjedisit.
• Përdoreni telekomandën duke e drejtuar nga sensori infra i kuq i televizorit. Sendet që gjenden
midis telekomandës dhe sensorit infra të kuq të televizorit mund të pengojnë funksionimin normal të
telekomandës.
• Mos e shkundni fort telekomandën. Gjithashtu, mos derdhni lëng mbi telekomandë dhe mos e vini këtë të
fundit në ndonjë vend me shumë lagështi.
• Mos e lini telekomandën në dritën e diellit sepse do të deformohet nga nxehtësia.
• Kur sensori infra i kuq i televizorit ekspozohet ndaj dritës së diellit apo ndriçimit të fortë, telekomanda nuk
funksionon. Nëse ndodh kështu, ju lutemi të ndryshoni pozicionin e burimit të ndriçimit apo televizorit ose
përdoreni telekomandën më afër sensorit infra të kuq të televizorit.
Pasi t’i keni bërë të gjitha lidhjet ashtu si duhet, ndizeni televizorin. Vendosni në prizë spinën e furnizimit
me energji elektrike. Tani llambushka LED duhet të jetë ndezur. Shtypni butonin
q
” në telekomandë
për ta ‘zgjuar’ televizorin. Në ekran do të shfaqet menyja e përzgjedhjes së gjuhës dhe vendit. Përdorni
butonat
për të përzgjedhur “Gjuhën e ekranit “OSD”” që ju përshtatet. Përdorni butonat
“” për
të përzgjedhur “Vendin” dhe butonat
“ përsëri për të përzgjedhur rajonin ku jeni duke e përdorur këtë
televizor. Përzgjedhja e vendit ose rajonit është një cilësim i rëndësishëm, sepse aktivizon zonën e orës lokale
dhe do të bëjë që televizori t’i shfaqë kanalet rajonale në krye të listës ose sipas një renditjeje specifike.
Pasi të keni bërë cilësimet, konfirmoni duke shtypur butonin “OK” në telekomandë dhe ndiqni hapat e
radhës.
Në ekranin e radhës, mund të zgjidhni sintonizuesin që dëshironi të përdorni dhe kanalet për të cilat
dëshironi të bëni kërkimin. Zgjidhni “Llojin e sintonizuesit” dhe duke përdorur butonat
mund të zgjidhni
midis opsioneve “DTV”, “ATV” ose “DTV+ ATV” (“DTV” për të kërkuar për transmetime digjitale dhe “ATV” për
të kërkuar transmetime analoge). Pasi të bëni zgjedhjen tuaj, shtypni butonin
për të vazhduar me “Llojin
digjital”. Në këtë meny, mund të zgjidhni se cilin burim të sinjalit hyrës do të përdorni:
• “Satelitor” për të marrë kanale satelitore (nëse keni antenë satelitore);
• “DVB-T” për të marrë kanale tokësore (duke përdorur antenë dhome apo të jashtme);
• “DVB-C” për të marrë sinjal televiziv kabllor. (lidhja me portën e kabllos).
Më pas, në varësi të llojit të sintonizuesit që keni zgjedhur, do të shfaqet ekrani i radhës.
Cilësimi satelitor
Shtypni butonat
për të përzgjedhur satelitin sinjalin e të cilit duhet të kapë antena. Përdorni butonat
për të ndryshuar cilësimet e instalimit satelitor për secilin satelit specifik.
Содержание TV 40T319
Страница 1: ...MK SLO SRB ENG ALB BiH CG HR USER MANUAL TV 40T319...
Страница 2: ......
Страница 3: ......
Страница 47: ......
Страница 48: ...www tesla info...