13
ALB
Instalimi i baterive
Përdorimi i telekomandës
INSTALIMI PËR HERË TË PARË
SHËNIM:
Figurat shërbejnë vetëm për ilustrim. Artikujt realë mund të jenë të ndryshëm nga ata që
janë për ilustrim.
Fig.5
Masat paraprake për përdorimin e baterive
Përdorimi i papërshtatshëm i baterisë shkakton rrjedhje të saj. Ndiqini këto udhëzime me kujdes.
1. Ju lutemi të mbani parasysh polaritetin e baterive me qëllim që të shmangni krijimin e qarkut të shkurtër.
2. Kur tensioni i baterisë të bëhet i pamjaftueshëm dhe të ndikojë te cilësia e përdorimit, ju duhet ta zëvendësoni
baterinë me një bateri të re. Hiqeni baterinë nga telekomanda nëse keni për qëllim të mos e përdorni
telekomandën për një kohë të gjatë.
3. Mos përdorni bashkë lloje të ndryshme baterish (p.sh. bateri manganore dhe bateri alkaline).
4. Mos e hidhni baterinë në zjarr, mos e karikoni dhe mos e hapni.
5. Ju lutemi t’i sistemoni bateritë duke iu përmbajtur rregulloreve përkatëse për mbrojtjen e mjedisit.
• Përdoreni telekomandën duke e drejtuar nga sensori infra i kuq i televizorit. Sendet që gjenden midis
telekomandës dhe sensorit infra të kuq të televizorit mund të pengojnë funksionimin normal të telekomandës.
• Mos e shkundni fort telekomandën. Gjithashtu, mos derdhni lëng mbi telekomandë dhe mos e vini këtë të fundit
në ndonjë vend me shumë lagështi.
• Mos e lini telekomandën në dritën e diellit sepse do të deformohet nga nxehtësia.
• Kur sensori infra i kuq i televizorit ekspozohet ndaj dritës së diellit apo ndriçimit të fortë, telekomanda nuk
funksionon. Nëse ndodh kështu, ju lutemi të ndryshoni pozicionin e burimit të ndriçimit apo televizorit ose
përdoreni telekomandën më afër sensorit infra të kuq të televizorit.
Pasi t’i keni bërë të gjitha lidhjet ashtu si duhet, ndizeni televizorin. Në ekran do të shfaqet menyja e
përzgjedhjes së gjuhës. Përdorni butonat
për të përzgjedhur “Gjuhën” që dëshironi dhe përzgjidhni
vendin tuaj. Për të konfirmuar përzgjedhjet, shtypni butonin “OK”. Do të shfaqet ekrani që ju uron
mirëseardhjen. Ju lutemi të konfirmoni duke shtypur butonin “OK”. Këtu mund të zgjidhni se ku po e përdorni
televizorin. Për përdorim normal, mund të shfrytëzoni “Modalitetin e shtëpisë”. Pasi të përzgjidhni cilësimin që
iu përshtatet nevojave tuaja, konfirmoni duke shtypur butonin“OK”. Do të shfaqet“Deklarata ligjore“. Ju lutemi
ta lexoni dhe të vazhdoni duke shtypur “Jam dakord”.
Më pas, mund të instaloni“Lidhjen e internetit”. Zgjidhni midis“Konfigurimit” dhe “Anashkalimit” dhe
konfirmoni zgjidhjen duke shtypur“OK”. Nëse zgjidhni “Konfigurimin”, në ekran do të shfaqet menyja e
konfigurimit të rrjetit. Duke shtypur “Anashkalo”, ju do të kaloni automatikisht një ekran më tutje dhe do të
keni mundësinë të zgjidhni zonën e orës lokale.
Në ekranin tjetër, mund të zgjidhni “Llojin e kërkimit antenor”. Zgjidhni opsionin që keni dëshirë të përdorni
dhe ndiqni udhëzimet që shfaqen në ekran. Zgjidhni se cilin burim sinjali dëshironi të përdorni: “DTV”
për marrje të sinjalit digjital tokësor ose “ATV” për marrje të sinjalit analog tokësor. Mund të konfiguroni
sintonizues të tjerë nëse zgjidhni opsionin “Anashkalo”. Zgjidhni “Kabllorin” për marrje të sinjalit të
transmetimit kabllor digjital apo analog ose “Satelitorin” për marrje të sinjalit të transmetimit digjital satelitor
(nëse keni antenë satelitore).
28.
FAV
Shtypeni për të parë kanalet që i keni zgjedhur si kanale të preferuara.
29.
5
Për t’u kthyer prapa me shpejtësi.
30.
6
Për të lëvizur përpara me shpejtësi.
31.
7
Për të luajtur skedarin e mëparshëm.
32.
8
Për të luajtur skedarin e radhës.
33.
4
Nuk ka funksione.
34.
2
Shtypeni për të pezulluar leximin e skedarit; shtypeni përsëri për të vazhduar leximin e
skedarit.
35.
3
Shtypeni për të ndërprerë leximin e skedarit.
36.
Për të përzgjedhur gjuhën e audios.
Содержание 43T609SUS
Страница 1: ...TV T609 MK SLO SRB ENG ALB BiH CG HR USER MANUAL...
Страница 2: ......
Страница 3: ......
Страница 31: ...31 MK A Fig 5 1 2 3 4 5 O A pq J OK E OK OK a OK A a a T DTV ATV A a 33 4 34 u 2 35 3 36...
Страница 47: ......
Страница 48: ...www tesla info...