25
ALB
Telekomanda me bluetooth (RC B)
Si ta përdorni telekomandën me bluetooth për televizorin tuaj
1.
BUTONI I NDEZJES DHE FIKJES ( )
Shtypeni këtë
buton për të ndezur televizorin ose për ta lënë në
modalitetin e pritjes.
2.
Mikrofoni
Flisni për të komunikuar me zë.
3.
Butonat “lart”, “poshtë”, “majtas” dhe “djathtas”
Për të lëvizur në meny.
4.
Butoni “OK”
Për të konfirmuar opsionin e përzgjedhur.
5.
Butoni “BACK” (kthehu)
Për të dalë nga menyja ku ndodheni.
6.
Butoni “HOME” (menyja kryesore)
Shtypeni këtë buton për të hyrë në menynë kryesore.
Aty mund të përdorni aplikacionet e rrjetit, programin
për muzikën dhe opsione të tjera.
7.
Butoni i shpejtimit prapa ( )
Shtypeni për t’u kthyer mbrapsht me shpejtësi.
8.
Butoni i shpejtimit përpara ( )
Shtypeni për të shpejtuar përpara.
9.
Butoni i ngritjes dhe uljes së volumit të zërit (+/-)
Për të ngritur dhe ulur volumin e zërit.
10.
Butoni “Luaj/pezullo” ( )
Shtypeni për ta pezulluar skedarin që është duke u
luajtur. Shtypeni përsëri, për të vazhduar luajtjen e
skedarit.
11.
Butoni “VOICE” ( )
Shtypeni për të hapur funksionin e kërkimit përmes zërit.
Mund ta shtypni për të kërkuar me lehtësi dhe shpejt
përmbajtjen tuaj të preferuar, thjesht duke i thënë me zë
televizorit se çfarë dëshironi.
Shënim
:
1. Vizatimet shërbejnë vetëm për ilustrim.
2. Disa butona mund të mos funksionojnë në disa modele. Kur i shtypni këta butona, ata nuk
japin asnjë sinjal, ose kur i shtypni, në monitor do të shfaqet mesazhi “Not available” (opsion i
padisponueshëm).
Përpara se ta përdorni telekomandën me bluetooth, duhet që fillimisht ta sinkronizoni atë me televizorin. Hapat e
mëposhtëm do t’ju shërbejnë si pika orientimi:
1. Shtypni butonin “
HOME
” për të hyrë në menynë kryesore;
2. Në menynë kryesore, përzgjidhni opsionin “
Settings
” (cilësimet) në cepin poshtë majtas;
3. Hyni në opsionin “
Settings
” dhe përzgjidhni opsionin “
Remote&accessories
” (aksesorët dhe pajisjet për
lidhje në largësi);
4. Përzgjidhni opsionin “
Add accessories
” (shto aksesorë) për të hyrë në ndërfaqen e kërkimit për aksesorë;
5. Mbani shtypur njëkohësisht për pak kohë butonin “
HOME
” dhe butonin me shigjetën majtas, derisa të
dëgjoni tingullin “
Di
”;
6. Në ndërfaqen e kërkimit, shënjoni dhe përzgjidhni emrin e pajisjes suaj bluetooth për përdorim nga largësia;
7. Shtypni butonin “
OK
” për të filluar procesin e sinkronizimit të telekomandës.
8. Pas sinkronizimit, telekomanda me bluetooth do të lidhet me sukses dhe ju mund ta përdorni duke nisur nga
ai moment.
Содержание 43S901SUS
Страница 45: ...45 BG A 1 O 4 2 2 2 4 2 3 TV 4...
Страница 46: ...46 BG II...
Страница 47: ...47 BG AC DC II 2 WEEE CAUTION RISK OF ELECTRIC SHOCK DO NOT OPEN...
Страница 48: ...48 BG 10 cm 7 VESA...
Страница 50: ...50 BG 1 2 3 4 5 6...
Страница 54: ...54 BG O TV E AAA 1 2 K OSD 1 HOME 2 Apps 3 4 5...
Страница 55: ...55 BG T USB USB port SPDIF HDMI HDMI DVD LAN EARPHONE DVD 1 2...
Страница 56: ...56 BG Power Plug 0 y 1 2 3 1 2 3 e USB USB Flash...
Страница 129: ...129 MK A a 1 O 4 2 O 2 2 4 2 3 4...
Страница 130: ...130 MK II...
Страница 131: ...131 MK AC DC ll 2 WEEE CAUTION RISK OF ELECTRIC SHOCK DO NOT OPEN...
Страница 132: ...132 MK 10 cm 7 kg VESA a...
Страница 134: ...134 MK TV 1 2 3 4 5 6 E...
Страница 136: ...136 MK 20 Zoom 21 FAV 22 TV DTV 23 Stop 24 TEXT SIZE HOLD SUB PAGE INDEX REVEAL MIX OTKAZIVANJE CANCEL...
Страница 139: ...139 MK Te USB USB DIGITAL AUDIO OUT SPDIF HDMI HDMI DVD LAN E COMPOSITE IN DVD CHANNELS IN a 1 2...
Страница 140: ...140 MK O Balance A 1 2 3 1 2 3 O This file is invalid Me Unsupported audio Me Mo USB a USB Mo Mo...
Страница 185: ......
Страница 186: ...www tesla info...