![Tesla 32T303BHS Скачать руководство пользователя страница 19](http://html1.mh-extra.com/html/tesla/32t303bhs/32t303bhs_user-manual_1091538019.webp)
19
ALB
22. SLEEP
Shërben për ta futur televizorin në modalitetin e pritjes pas
kalimit të një kohe të caktuar. Për ta anuluar kronometrin e
gjumit, shtypeni këtë buton derisa të shfaqet opsioni “off”
(joaktiv).
23. ZOOM‑/
ZOOM+
Shtypeni për të përzgjedhur formatin e dëshiruar të ekranit.
Shënim: Ky funksion nuk është i disponueshëm në modalitetin
e USB-së.
24. CH LIST
Shfaq menynë e listës së kanaleve.
25. TEXT
Aktivizon ose çaktivizon funksionin e teletekstit.
26. GUIDE
Aktivizon ose çaktivizon funksionin e Udhëzuesit Elektrik të
Programit (EPG). Shënim: Ky funksion është i disponueshëm
vetëm në modalitetin “DTV”
27. PRE‑CH
Për t’u kthyer në kanalin e mëparshëm.
28.
FAV
Shfaq listën e kanaleve të preferuara.
29.
5
Kërkon prapa.
30.
6
Kërkon përpara
31.
7
Kalon në kapitullin paraprak.
32.
3
Ndalon skedarin që është duke u luajtur.
33.
u
2
Nis, pezullon ose rifillon luajtjen e skedarit.
34.
8
Kalon në kapitullin e radhës.
35.
4
PVR funksion.
36.
Shfaq listën e gjuhëve të audios.
Ndezja
PËRDORIMI I PËRGJITHSHËM
Ndiqni udhëzimet e paraqitura në këtë faqe për të mësuar se si ndizet televizori dhe telekomanda përpara se të vazhdoni
me faqet e tjera, në të cilat përshkruhet mënyra se si kryhet procedura e azhornimit të kanaleve.
1. Instalimi do të jetë përfunduar pasi të fiksoni me vida njësinë në bazën mbështetëse të dyfishtë. *Për më shumë estetikë
pamore, ju lutemi që, para përdorimit, të hiqni të gjitha etiketat, nëse ka, nga paneli ballor i televizorit dhe ekrani.
*Figurat dhe ilustrimet në këtë “Udhëzues përdorimi” jepen vetëm sa për ilustrim. Ato mund të ndryshojnë nga pamja
reale e produktit. Projektimi dhe specifikat e produkteve mund të ndryshojnë pa paralajmërim.
2. Fusni 2 bateri AAA në telekomandë.
Masat paraprake lidhur me përdorimin e baterive:
Përdorni vetëm llojin e specifikuar të baterive.
Sigurohuni t’i vendosni sipas poleve përkatëse.
Mos i përdorni bashkë bateritë e reja dhe ato të vjetra.
Mos përdorni bateri të ringarkueshme.
Mos i ekspozoni bateritë ndaj nxehtësisë së tepërt, p.sh. rrezet e diellit, zjarri, apo burime të ngjashme, mos i hidhni në
zjarr, mos i ngarkoni dhe mos u përpiqni t’i hapni. Kjo mund të shkaktojë rrjedhje ose shpërthim.
Hiqini bateritë nga telekomanda nëse nuk do ta përdorni telekomandën për një kohë të gjatë
Содержание 32T303BHS
Страница 1: ...SLO MK SRB ENG ALB BiH CG HR USER MANUAL SMART TV 32T303BHS 32T303SHS...
Страница 3: ......
Страница 52: ...52 MK e e Te Me e...
Страница 88: ...www tesla info...