informacioni i sigurisë
_9
SHENJAT E PARALAJMËRIMIT PËR PËRDORIMIN
Kur makina larëse është kontaminuar nga substanca të huaja të tilla si detergjentë, ndotje,
mbetje ushqimore, etj., shkëputeni spinën nga priza dhe pastrojeni makinën larëse duke
përdorur një cohë të butë të lagur.
- Nëse nuk e pastroni mund të shkaktohet çngjyrim, deformim, dëmtim ose ndryshkje.
Xhami i parmë mund të thyhet nga përplasjet e forta. Bëni kujdes kur përdorni makinën
larëse.
- Kur xhami është thyer, ai mund të shkaktojë lëndime.
Pas një mungese të furnizimit me ujë ose kur e lidhni përsëri zorrën e furnizimit të ujit,
saraçineskën hapeni me ngadalë.
Hapeni saraçineskën me ngadalë pas një periudhe të gjatë mospërdorimi.
- Presioni i ajrit në zorrën e furnizimit të ujit ose në tubin e ujit mund të dëmtojë një pjesë të
pajisjes ose mund të shkaktojë rrjedhje të ujit.
Nëse gjatë punës ndodh ndonjë defekt me kullimin , kontrolloni nëse ka problem me
kullimin.
- Nëse makina larëse përdoret kur është përmbytur nga uji për shkak të një problemi me
kullimin, mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr për shkak të rrjedhjes elektrike.
Vendosini mirë brenda në makinën larëse rrobat që duhen larë në mënyrë që të mos kapen
tek dera.
- Nëse rrobat kapen tek dera, kjo gjë mund të shkaktojë dëmtim të rrobave ose të
makinës larëse, ose mund të rrjedhë ujë.
Sigurohuni që saraçineska të jetë mbyllur kur makina larëse nuk përdoret.
- Sigurohuni që vida tek konektori i zorrës së furnizimit të ujit të jetë shtrënguar siç duhet.
- Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohen dëmtime në pronë ose lëndime.
Kontrolloni që guarnicioni prej gome të mos jetë ndotur me substanca të huaja (ujë, fije,
etj.).
- Nëse dera nuk është mbyllur plotësisht, mund të rrjedhë ujë.
Hapeni saraçineskën dhe kontrolloni nëse konektori i zorrës së furnizimit të ujit është
shtrënguar mirë dhe nuk rrjedh ujë përpara se ta përdorni produktin.
- Nëse vidat ose konektori i zorrës së furnizimit të ujit janë liruar, kjo mund shkaktojë
rrjedhjen e ujit.
Për të pakësuar rrezikun e zjarrit dhe shpërthimeve:
- Në kushte të caktuara, mund të prodhohet gaz hidrogjeni në një sistem të ngrohjes së
ujit nëse ngrohësi i ujit nuk është përdorur për dy ose më shumë javë. GAZI HIDROGJEN
ËSHTË SHPËRTHYES. Nëse sistemi juaj i ujit të ngrohtë nuk është përdorur për dy ose
më shumë javë, hapni të tërë rubinetet e ujit të ngrohtë në shtëpi, dhe lini ujin të rrjedhë
për disa minuta përpara se të përdorni makinën larëse. Kjo do të çlirojë gazin hidrogjen
që mund të jetë krijuar. Për shkak se gazi hidrogjen merr flakë, mos pini duhan ose mos
ndizni flakë gjatë kësaj kohe.Ajroseni ambientin menjëherë pa prekur spinën e korrentit
nëse ka rrjedhje gazi.
Produkti që keni blerë është krijuar vetëm për përdorim në shtëpi.
Përdorimi për qëllime biznesi kualifikohet si keqpërdorim i produktit. Në këtë rast, produkti
nuk do të mbulohet nga garancia standarde që ofrohet nga Samsung dhe Samsung-ut
nuk do t’i ngarkohet asnjë përgjegjësi për keqfunksionime ose dëmtime që rrjedhin nga ky
keqpërdorim.
KUJDES
WF1802WF-03061D-04_SQ.indd 9
2013-7-20 13:03:38
Содержание WF1800WF
Страница 43: ...memo WF1802WF 03061D 04_EN indd 43 2013 7 20 10 03 13 ...
Страница 87: ...бележки WF1802WF 03061D 04_BG indd 43 2013 7 20 13 22 46 ...
Страница 131: ...poznámky WF1802WF 03061D 04_CS indd 43 2013 7 20 10 03 34 ...
Страница 175: ...meelespea WF1802WF 03061D 04_ET indd 43 2013 7 20 13 20 37 ...
Страница 219: ...σημειώσεις WF1802WF 03061D 04_GK indd 43 2013 7 20 10 19 58 ...
Страница 263: ...zabilješke WF1802WF 03061D 04_HR indd 43 2013 7 20 10 34 13 ...
Страница 307: ...jegyzet WF1802WF 03061D 04_HU indd 43 2013 7 20 10 38 44 ...
Страница 351: ...atmintinė WF1802WF 03061D 04_LT indd 43 2013 7 20 10 43 44 ...
Страница 395: ...atgādne WF1802WF 03061D 04_LV indd 43 2013 7 20 10 51 07 ...
Страница 439: ...белешки WF1802WF 03061D 04_MK indd 43 2013 7 20 12 40 20 ...
Страница 483: ...Note WF1802WF 03061D 04_RO indd 43 2013 7 20 12 44 54 ...
Страница 527: ...Заметки WF1802WF 03061D 04_RU indd 43 2013 7 20 13 28 18 ...
Страница 571: ...poznámky WF1802WF 03061D 04_SK indd 43 2013 7 20 12 59 07 ...
Страница 615: ...shënime WF1802WF 03061D 04_SQ indd 43 2013 7 20 13 03 57 ...
Страница 659: ...podsetnik WF1802WF 03061D 04_SR indd 43 2013 7 20 13 08 09 ...