Shqip
Problemet
Zgjidhjet dhe shpjegimet
Nuk ka figurë, nuk ka video
TV-ja nuk ndizet.
•
Sigurohuni që kablloja e rrymës AC është futur siç duhet në prizë dhe në folenë e TV-së.
•
Sigurohuni që priza elektrike në mur funksionon.
•
Shtypni butonin
POWER
në TV për t'u siguruar se problemi nuk është te telekomanda. Nëse TV-ja ndizet,
drejtojuni më poshtë pjesës “Telekomanda nuk punon”.
TV-ja fiket automatikisht.
•
Sigurohuni që
Kohëm. i fik.
është caktuar te
Fik.
në menynë
Ora
.
•
Nëse PC-ja juaj është i lidhur me TV-në, kontrolloni cilësimet e rrymës së kompjuterit.
•
Sigurohuni që kablloja e rrymës është futur siç duhet në prizë dhe në folenë e TV-së.
•
Kur shihni TV nga një lidhje me antenë ose me kabllo, TV-ja do të fiket pas 10 ~ 15 minutash nëse nuk ka sinjal.
Nuk ka figurë/video.
•
Kontrolloni lidhjet me kabllo (hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me TV-në dhe me pajisjet e jashtme).
•
Vendosini daljet e videove të pajisjeve të jashtme (kuti kabllori/dekodues, DVD, Blu-ray etj.) për të përputhur
lidhjet me hyrjen e TV-së. Për shembull, nëse një dalje e pajisjes së jashtme është HDMI, duhet të lidhet me një
hyrje HDMI në TV.
•
Sigurohuni që pajisjet e lidhura të jenë të ndezura.
•
Sigurohuni të zgjidhni burimin e duhur të TV-së duke shtypur butonin
SOURCE
te telekomanda.
•
Rindizeni pajisjen e lidhur duke rilidhur kabllon e rrymës së pajisjes.
Lidhje ajrore (Ant./Kabllor)
TV-ja nuk i merr të gjitha kanalet.
•
Sigurohuni që kablloja e antenës të jetë lidhur.
•
Provoni
Konfig.
(Konfigurimi fillestar) për të shtuar kanale të disponueshme në listën e kanaleve. Shkoni te
MENU
-
Sistemi - Konfig.
(Konfigurimi fillestar) dhe prisni që të ruhen kanalet e disponueshme.
•
Verifikoni që antena të jetë pozicionuar siç duhet.
Figura deformohet: gabime
makroblloku, bllok i vogël, pika,
pikëzim
•
Ngjeshja e përmbajtjes së videos mund të shkaktojë deformime të figurës, sidomos të figurave që lëvizin shpejt
si sportet dhe filmat me aksion.
•
Sinjali i dobët mund të shkaktojë deformim të figurës. Ky problem nuk i përket TV.
Të tjera
Figura nuk shfaqet në ekran të
plotë.
•
Kanalet HD do të kenë shirita të zinj në dy anët e ekranit kur shfaqin përmbajtje SD (4:3) të përshkallëzuara.
•
Shiritat e zinj në fillim dhe në fund do të shfaqen gjatë filmave që kanë raporte të pamjes të ndryshme nga
televizori.
•
Rregulloni opsionet e madhësisë së figurës në ekran të plotë, në pajisjen tuaj të jashtme ose në TV.
Telekomanda nuk punon.
•
Zëvendësoni bateritë e telekomandës me polet (+/–) në drejtimin e duhur.
•
Pastroni dritaren e transmetimit të sensorit në telekomandë.
•
Përpiquni ta drejtoni telekomandën tek TV-ja në largësi 5~6 këmbë.
Telekomanda e kabllorit/dekoduesit
nuk ndez apo fik TV-në dhe nuk
rregullon volumin.
•
Programoni telekomandën e kabllorit/dekoduesit që të komandojë TV-në. Referojuni manualit të përdorimit të
kabllorit/dekoduesit për kodin e TV SAMSUNG-ut.
Shfaqet mesazhi A “
Regjimi nuk
pranohet
”.
•
Kontrolloni rezolucionin e mbështetur të TV-së dhe rregulloni siç duhet rezolucionin e daljes së pajisjes së
jashtme.
Nga TV-ja vjen një erë plastike.
•
Era është normale dhe do të largohet me kalimin e kohës.
Informacioni i sinjalit
i TV-së nuk
disponohet në menynë e testit
Vetë-diagnostikim
.
•
Ky funksion disponohet vetëm me kanalet dixhitale nga lidhje antenë / RF / koaksikale.
TV-ja anon djathtas ose majtas.
•
Hiqni bazën mbështetëse nga TV-ja dhe rimontojeni.
Ka vështirësi në bashkimin e bazës
mbështetëse.
•
Sigurohuni që TV-ja të vendoset në një sipërfaqe të sheshtë. Në rast se nuk zhvidhosni dot vidat nga TV-ja,
lutemi të përdorni një kaçavidë të magnetizuar.
Menyja
Transmetimi
kthehet në
ngjyrë gri (nuk disponohet).
•
Menyja
Transmetimi
disponohet vetëm kur zgjidhet burimi i TV-së.
Shqip- 11
[UF40005000S-XH]BN68-04904C-02L09.indb 11
2013-11-20 4:51:12