![Samsung NV75J3140BB Скачать руководство пользователя страница 181](http://html.mh-extra.com/html/samsung/nv75j3140bb/nv75j3140bb_user-and-installation-manual_351516181.webp)
Shqip 5
Udhë
zime
t e sig
urisë
Udhëzimet e sigurisë
Instalimi i furrës duhet të kryhet vetëm nga një elektricist i licencuar. Instaluesi është
përgjegjës për lidhjen e pajisjes me rrjetin elektrik, duke zbatuar udhëzimet përkatëse të
sigurisë.
Masa paraprake të rëndësishme sigurie
PARALAJMËRIM
Pajisja nuk është parashikuar për përdorim nga persona (duke
përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore
ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ata nuk mbikëqyren ose
udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës
për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t’u siguruar që të mos luajnë me
pajisjen.
Nëse kordoni elektrik ka defekt, duhet të zëvendësohet me kordon të
posaçëm ose grup të ofruar nga prodhuesi ose agjenti i autorizuar i
shërbimit. (Vetëm për modelin me instalime elektrike fikse)
Për të shmangur rreziqet në rast se kordoni elektrik është dëmtuar, ai
duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga
persona me kualifikim të ngjashëm. (Vetëm për modelin me kordon
elektrik)
Pas instalimit, duhet të bëhet e mundur shkëputja e pajisjes nga
rrjeti elektrik. Shkëputja mund të arrihet duke pasur një prizë të
disponueshme ose duke vendosur një çelës te instalimi fiks elektrik në
përputhje me rregullat e instalimit.
Për riparimin nuk duhet të mbështeteni në përdorimin e ngjitësve, pasi
ata nuk konsiderohen mjete riparuese të besueshme.
Pajisja nxehet gjatë përdorimit. Duhet të bëni kujdes që të shmangni
prekjen e elementeve ngrohëse brenda në furrë.
NV75J3140RS_OL_DG68-00618G-01_SQ.indd 5
2015-06-02 �� 11:38:39