4 Shqip
Udhë
zime
t e sig
urisë
Udhëzimet e sigurisë
Nëse kjo pajisje ka funksion pastrimi, gjatë procesit të pastrimit
sipërfaqet mund të nxehen më shumë se zakonisht dhe fëmijët
duhet të mbahen larg. Funksioni i pastrimit varet nga modeli.
Përdorni vetëm termometrin e rekomanduar për këtë furrë.
(Vetëm për modelin me termometër për mishin)
Nuk duhet përdorur pastrues me avull.
VINI RE: Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur përpara se të ndërroni
llambën, në mënyrë që të shmangni mundësinë e elektroshokut.
Pajisja nuk duhet instaluar pas derës dekorative, për të evituar
mbinxehjen.
VINI RE: Pajisja dhe pjesët e saj të jashtme nxehen gjatë
përdorimit. Duhet të bëni kujdes të shmangni prekjen e
elementeve ngrohëse. Fëmijët nën 8 vjeç duhet të mbahen larg,
përveç rasteve kur janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
KUJDES: Procesi i gatimit duhet mbikëqyrur. Proceset
afatshkurtrat të gatimit duhen mbikëqyrur vazhdimisht.
Dera ose sipërfaqja e jashtme mund të nxehet kur pajisja është
vënë në punë.
Temperatura në sipërfaqet e përdorshme mund të jetë e lartë
kur pajisja është vënë në punë. Sipërfaqet mund të nxehen gjatë
përdorimit.
Për riparimin e përshkruar nuk duhet të mbështeteni në
përdorimin e ngjitësve, pasi ata nuk konsiderohen mjete riparuese
të besueshme.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
lart dhe nga persona me aftësi ndijore, fizike ose mendore të
reduktuara, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse janë nën
mbikëqyrje ose nëse janë udhëzuar për përdorimin në mënyrë
të sigurt të pajisjes dhe që kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët
nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk do të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje. Mbajeni
pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve nën 8 vjeç.
Pajisja nxehet gjatë përdorimit. Duhet të bëni kujdes që të
shmangni prekjen e elementeve ngrohëse brenda në furrë.
VINI RE: Pjesët e jashtme mund të nxehen gjatë përdorimit.
Fëmijët e vegjël duhen mbajtur larg.
Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes ose kruese të ashpër
metalike për të pastruar xhamin e derës së furrës, pasi mund t'i
gërvishtin sipërfaqen, çka mund të shkaktojë thyerjen e xhamit.
Nëse kjo pajisje ka funksion pastrimi, mbetjet e derdhura duhet
të hiqen përpara pastrimit dhe asnjë enë nuk duhet lënë në furrë
gjatë pastrimit me avull apo vetëpastrimit. Funksioni i pastrimit
varet nga modeli.
NV70K3370BS_OL_DG68-00HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 4
2018-12-04 PM 3:58:08