15
SHQIP
PASTRIMI I FURRËS ME MIKROVALË
Pjesët e mëposhtme të furrës me mikrovalë duhet të pastrohen rregullisht
për të parandaluar grumbullimin e yndyrës dhe të copave të ushqimit.
• Sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme
• Dera dhe gominat e derës
• Pjata rrotulluese dhe unazat rrotulluese
Sigurohuni GJITHMONË
që gominat e derës të jenë të pastra dhe që
dera të mbyllet siç duhet.
Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të prishë sipërfaqen, gjë
që mund të ndikojë për keq në jetëgjatësinë e pajisjes si dhe mund të
shkaktojë një situatë të rrezikshme.
1.
Pastrojini sipërfaqet e jashtme me një cohë të butë dhe me ujë të
ngrohtë me sapun. Shpëlajini dhe thajini.
2.
Pastroni spërkatjet ose njollat në sipërfaqet e brendshme ose në unazën
rrotulluese me një cohë me sapun. Shpëlajini dhe thajini.
3.
Për të hequr pjesët e forta të ushqimit dhe aromat, vendosni një filxhan
me lëng limoni të holluar te pjata rrotulluese dhe nxeheni për dhjetë
minuta me fuqi maksimale.
4.
Lajeni pjatën e cila nuk e dëmton pjatalarësen, sa herë të jetë e
nevojshme.
MOS
derdhni ujë te vrimat e ajrosjes. KURRË mos përdorni produkte
gërryese ose tretës kimikë. Tregoni kujdes kur të pastroni gominat e
derës, për të siguruar që asnjë copë:
• Të mos grumbullohet
• Të mos pengojë mbylljen e derës siç duhet
SPECIFIKIMET TEKNIKE
SAMSUNG përpiqet të përmirësojë produktet e tij në çdo kohë. Si
specifikimet për dizajnin, ashtu edhe këto udhëzime përdorimi i nënshtrohen
ndryshimit pa njoftim.
Modeli
ME73A
Burimi i fuqisë
230 V ~ 50 Hz
Konsumimi i energjisë
Mikrovala
1150 W
Fuqia në dalje
100 W /800 W (IEC-705)
Norma e funksionimit
2450 MHz
Magnetron
OM75S(31)
Metoda e ftohjes
Motori i ventilatorit për ftohje
Përmasat (Gj x L x Th)
Jashtë
Zgavra e furrës
489 x 275 x 349 mm
330 x 211 x 309 mm
Volumi
20 litër
Pesha
Neto
Afërsisht 11,5 kg
ME73A-BOL_DE68-03794D_SQ.indd 15
2011-09-10 11:57:30