6
SHQIP
INSTALIMI I FURRËS ME MIKROVALË
Vendoseni furrën mbi një sipërfaqe të sheshtë,
85 cm mbi dysheme. Sipërfaqja duhet të jetë aq
e fortë sa të mbajë në mënyrë të sigurt peshën e
furrës.
1.
Kur të instaloni furrën, sigurohuni që
të ketë ajrosje të përshtatshme për
furrën, duke lënë të paktën 10 cm
(4 inç) hapësirë mbrapa dhe në
pjesët anësore si dhe 20 cm (8 inç) hapësirë lart.
2.
Hiqni të gjitha materialet e paketimit që ndodhen
brenda në furrë.
3.
Instaloni unazën rrotulluese dhe pjatën rrotulluese.
Kontrolloni nëse pjata rrotulluese rrotullohet
lirshëm. (Vetëm modeli i llojit të pjatës rrotulluese)
4.
Furra me mikrovalë duhet të vendoset në atë
mënyrë që priza të jetë e disponueshme.
Nëse kordoni elektrik është dëmtuar, duhet
të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i
shërbimit ose nga persona me kualifikim të
ngjashëm, për të shmangur rreziqet.
Për sigurinë tuaj personale, vendoseni kabllon
në një prizë AC të tokëzuar në mënyrë të
përshtatshme.
Mos e instaloni furrën me mikrovalë në ambiente
të nxehta ose me lagështirë, si për shembull
pranë një furre të zakonshme ose pranë një
radiatori. Duhet të zbatohen specifikimet për
furnizimin me energji të sobës dhe çdo kabllo
zgjatuese që përdoret duhet të jetë e të njëjtit
standard si dhe kablloja e energjisë që jepet
bashkë me furrën. Pastrojeni pjesën e brendshme
dhe gominën e derës me një leckë të njomë para
se ta përdorni furrën për herë të parë.
PASTRIMI I FURRËS ME MIKROVALË
Pjesët e mëposhtme të furrës me mikrovalë duhet të
pastrohen rregullisht për të parandaluar grumbullimin
e yndyrës dhe të copave të ushqimit.
• Sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme
• Dera dhe gominat e derës
• Pjata rrotulluese dhe unazat rrotulluese
(Vetëm modeli i llojit të pjatës rrotulluese)
Sigurohuni
GJITHMONË
që gominat e derës të
jenë të pastra dhe që dera të mbyllet siç duhet.
Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund
të prishë sipërfaqen, gjë që mund të ndikojë për
keq në jetëgjatësinë e pajisjes si dhe mund të
shkaktojë një situatë të rrezikshme.
10 cm
mbrapa
20 cm
sipër
10 cm anash
85 cm nga
dyshemeja
GW711K-B_BOL_DE68-03895E-01_SQ.indd 6
2013-05-15 �� 12:33:38
Содержание GW711K
Страница 27: ...27 БЪЛГАРСКИ ЗАБЕЛЕЖКА ЗАБЕЛЕЖКА GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_BG indd 27 2013 05 15 12 32 03 ...
Страница 55: ...27 МАКЕДОНСКИ ЗАБЕЛЕШКА ЗАБЕЛЕШКА GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_MK indd 27 2013 05 15 12 33 04 ...
Страница 83: ...27 SRPSKI NAPOMENA NAPOMENA GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_SR indd 27 2013 05 15 12 34 01 ...
Страница 111: ...27 ROMÂNĂ NOTĂ NOTĂ GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_RO indd 27 2013 05 15 12 33 26 ...
Страница 139: ...27 SHQIP SHËNIM SHËNIM GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_SQ indd 27 2013 05 15 12 33 45 ...
Страница 167: ...27 HRVATSKI NAPOMENA NAPOMENA GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_HR indd 27 2013 05 15 12 32 43 ...
Страница 195: ...27 ENGLISH NOTE NOTE GW711K B_BOL_DE68 03895E 01_EN indd 27 2013 05 15 12 32 22 ...