276
SHQIP
E rëndësishme
Lexojeni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta vini në punë pajisjen, si
dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
- Mos e zhysni kordonin, spinën apo pajisjen në ujë apo
në lëngje të tjera.
Paralajmërim
- Përdoreni pajisjen vetëm në ambiente të mbyllura.
- Mos e lini kordonin elektrik të varet nga skaji i tryezës
apo syprina. Kordonin e tepërt ruajeni në bazamentin e
ngrohësit të shishes.
- Mbajeni kordonin elektrik larg sipërfaqeve të nxehta.
- Pajisjen lidheni vetëm me priza të tokëzuara. Sigurohuni
gjithnjë që spina të futet siç duhet në prizë.
- Përpara se ta lidhni pajisjen, kontrolloni nëse voltazhi i
përcaktuar në fund të pajisjes përkon me voltazhin lokal.
- Nëse ju duhet të përdorni një kordon zgjatues,
sigurohuni të jetë kordon i tokëzuar zgjatues me
specifikim prej së paku 13 amperësh.
- Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik apo
pajisja vetë është e dëmtuar. Nëse kordoni elektrik është
i dëmtuar, duhet ta ndërroni nga Philips, një pikë servisi
e autorizuar nga Philips ose nga persona me kualifikim
të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet.
- Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë furnelave të
nxehta me gaz apo elektrike, apo në furrë të ndezur.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë me aftësi të
reduktuara fizike, shqisore apo mendore, apo që kanë
mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse u kushtohet
mbikëqyrja e duhur apo u jepen udhëzime në lidhje me
përdorimin e sigurt të pajisjes, si dhe të kuptojnë rreziqet
e përfshira.
Содержание AVENT SCF358
Страница 1: ...SCF358 ...
Страница 326: ... 2020 Koninklijke Philips N V All rights reserved 3000 048 04551 ...