230
SQ
Problemi
Zgjidhja.e.mundshme
Ekrani tregon se kapaku
i pasmë është i hapur.
•
Fikeni fillimisht pajisjen, pastaj vendosni siç duhet kapakun e pasmë.
Futeni pajisjen në prizë dhe riprovoni.
Në ekran shfaqet kod i
gabimit "E1".
•
Motori ka probleme funksionimi. Kontaktoni me qendrën e kujdesit për
klientin në vendin tuaj.
Konfigurimi i Wi-Fi nuk
përfundoi me sukses.
•
Nëse pastruesit të ajrit është i lidhur në rrugëzues me bandë të dyfishtë
dhe aktualisht nuk është i lidhur në një rrjet 2,4GHz, atëherë kaloni në
një bandë tjetër të të njëjtit rrugëzues (2,4GHz) dhe provoni përsëri që të
lidhni pastruesin e ajrit. Rrjetet 5GHz nuk mbështeten.
•
Nuk mbështeten rrjetet e autentikimit nga interneti.
•
Kontrolloni nëse pastruesi i ajrit ndodhet brenda rrezes së rrugëzuesit
Wi-Fi. Mund të provoni ta vendosni pastruesin e ajrit më pranë
rrugëzuesit Wi-Fi.
•
Kontrolloni nëse është saktë emri i rrjetit. Emri i rrjetit bën dallim mes ë
germave të mëdha e të vogla.
•
Kontrolloni nëse fjalëkalimi i Wi-Fi është i saktë. Fjalëkalimi është i
ndjeshëm ndaj madhësisë së germave.
•
Riprovojeni konfigurimin me udhëzimet në seksionin "Rivendosja e
�
•
Lidhja me Wi-Fi mund të ndërpritet nga interferenca elektromagnetike
apo natyre tjetër. Mbajeni pajisjen larg nga pajisjet e tjera elektrike që
mund të shkaktojnë interferenca.
•
Kontrolloni nëse pajisja celulare është në modalitetin e avionit.
Sigurohuni që të çaktivizoni modalitetin e avionit kur kryeni lidhje në një
rrjet Wi-Fi.
•
Konsultohuni në seksionin e ndihmës së aplikacionit për këshilla më të
plota dhe më të reja për zgjidhjen e problemeve.
8 Garancia dhe servisi
Nëse ju nevojitet informacion apo nëse keni ndonjë problem, vizitoni faqen e internetit të "Philips"
në adresën www.philips.com ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit të "Philips" në vendin
tuaj (numrin e telefonit mund t'ia gjeni në fletëpalosjen e garancisë botërore). Nëse nuk keni qendër
shërbimi klientit në shtetin tuaj, paraqituni pranë shitësit vendas të "Philips".
Porositja.e.pjesëve.ose.aksesorëve
Nëse ju duhet të ndërroni një pjesë ose nëse dëshironi të blini një pjesë shtesë, shkoni te shitësi i
"Philips" ose vizitoni faqen e internetit www.philips.com/support.
Nëse keni probleme me blerjen e pjesëve kontaktoni me Qendrën e Kujdesit për Klientin të "Philips" në
vendin tuaj (numrin e telefonit mund ta gjeni në fletëpalosjen e posaçme të garancisë botërore).