
13
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
Fig.1
•
Fikeni gjithmonë veglën përpara se të instaloni
ose hiqni kutinë e baterisë.
•
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga
vegla ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e
përparme të kutisë së baterisë.
•
Për të vendosur kutinë e baterisë bashkoni gjuhëzën e
kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe rrëshqiteni
për ta futur. Futeni gjithmonë deri në fund, derisa të
kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është e bllokuar plotësisht. Instalojeni plotësisht derisa
treguesi i kuq të mos shihet. Nëse jo, ajo mund të
bjerë aksidentalisht nga vegla duke ju lënduar ju ose
personat pranë.
•
Mos përdorni forcë gjatë instalimit të kutisë së baterisë.
Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç duhet.
Sistemi i mbrojtjes së baterisë
Kutia e baterisë është e pajisur me sistemin e mbrojtjes,
i cili ndërpret automatikisht energjinë në dalje për
jetëgjatësi më të madhe shërbimi.
Vegla ndalon ndërkohë që është në punë kur ajo
dhe/ose bateria gjenden në situatën e mëposhtme. Kjo
shkaktohet nga aktivizimi i sistemit të mbrojtjes dhe nuk
tregon problem të veglës.
•
Kur vegla është e mbingarkuar:
Në këtë moment, lëshoni çelësin, hiqni
kutinë e baterisë, largoni shkaqet e
mbingarkimit dhe më pas tërhiqeni çelësin
sërish për ta rindezur.
•
Kur qelizat e baterisë nxehen:
Nëse bëhet ndonjë veprim me çelësin,
motori do të mbetet i fikur. Në këtë moment,
ndaloni përdorimin e veglës dhe ftohni kutinë
e baterisë.
•
Kur ulet kapaciteti i mbetur i baterisë:
Nëse tërhiqni çelësin, motori ndizet sërish,
por fiket shpejt. Në këtë rast, për të
parandaluar shkarkimin e tepërt, hiqni kutinë
e baterisë nga vegla dhe ngarkojeni atë.
Veprimi i ndërrimit
Fig.2
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në vegël,
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Fig.3
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
KUJDES:
•
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara
përdorimit.
•
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë
veglën.
•
Kur nuk e përdorni veglën, vendoseni gjithmonë
levën e çelësit të ndryshimit në pozicionin neutral.
Ndryshimi i shpejtësisë
Fig.4
Për të ndryshuar shpejtësinë, në fillim fikni veglën dhe
më pas rrëshqisni levën e ndryshimit të shpejtësisë në
anën "2" për shpejtësi të lartë ose në anën “1” për
shpejtësi të ulët. Sigurohuni që leva e ndryshimit të
shpejtësisë është vendosur në pozicionin e duhur
përpara përdorimit. Përdorni shpejtësinë e duhur për
punën tuaj.
KUJDES:
•
Vendosni gjithmonë shulin e ndërrimit të shpejtësisë
në pozicionin e duhur. Nëse përdorni veglën duke
vendosur levën e ndryshimit të shpejtësisë midis anës
“1” dhe “2”, vegla mund të dëmtohet.
•
Mos e përdorni levën e ndryshimit të shpejtësisë
ndërsa është duke punuar. Vegla mund të
dëmtohet.
Rregullimi i rrotullimit shtrëngues
Fig.5
Rrotullimi shtrëngues mund të rregullohet me 17 hapa
duke kthyer unazën rregulluese në mënyrë që gradimet
e saj të jenë bashkërenditur me shigjetën në trupin e
veglës. Rrotullimi shtrëngues është minimal kur shigjeta
tregon numrin 1 dhe maksimale kur shenja e
është
në një drejtim me shigjetën.
Shtrëngimi do të rrëshqasë në nivele të ndryshme të
rrotullimit kur vendoset nga numri 1 deri në 16.
Shtrëngimi është projektuar që të mos rrëshqasë në
shenjën
.
Përpara se të filloni punë fusni një vidë për provë në
materialin tuaj të punës ose në një material identik me
të për të përcaktuar se cili nivel rrotullimi kërkohet për
një aplikim të caktuar.
Содержание MT070
Страница 2: ...2 1 2 3 1 011795 1 2 011796 1 A B 3 011797 1 4 011799 1 2 3 5 011798 1 2 3 6 011800 7 011801...
Страница 17: ...17 7 8 9 1 2 3 10 C 40 C 50 F 104 F 1...
Страница 18: ...18 2 OFF 3 4 2 1 1 2 5 17 1 1 16 6...
Страница 26: ...26 8 9 1 2 3 10 C 40 C 50 F 104 F 1...
Страница 27: ...27 2 OFF 3 B 4 2 1 1 2 5 17 1 1 16 6 7...
Страница 36: ...36 1 2 OFF 3 4 2 1 1 2 5 17 1 1 16...
Страница 38: ...38 Makita Makita...
Страница 41: ...41 5 1 2 3 6 50 C 122 F 7 8 9 1 2 3 10 C 40 C 50 F 104 F 1...
Страница 42: ...42 2 3 A B 4 2 1 1 2 5 17 1 1 16 6 7...
Страница 46: ...46 8 9 1 2 3 10 C 40 C 50 F 104 F 1...
Страница 47: ...47 2 3 4 2 1 1 2 5 17 1 1 16 6 7...
Страница 49: ...49...
Страница 50: ...50...
Страница 51: ...51...
Страница 52: ...52 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 884990 964...