![Makita UX01G Скачать руководство пользователя страница 38](http://html.mh-extra.com/html/makita/ux01g/ux01g_instruction-manual_223097038.webp)
38 SHQIP
PËRSHKRIMI I PJESËVE
►
Fig.4
1
Kutia e baterisë
2
Leva e bllokimit
3
Varësja
4
Doreza
5
Butoni i lëshimit
6
Barriera
7
Këmbëza e çelësit
8
Treguesi i shpejtësisë
9
Butoni kryesor i ndezjes
10
Llamba e kujdesit
11
Butoni i rrotullimit
mbrapsht
12
Rripi i krahut
PËRSHKRIMI I PUNËS
PARALAJMËRIM:
Sigurohuni gjithmonë
që vegla të jetë e fikur dhe kutia e baterisë
të jetë hequr përpara se ta rregulloni apo t’i
kontrolloni funksionet e veglës.
Mosfikja e veglës
dhe mosheqja e kutisë së baterisë mund të rezultojë
në lëndim të rëndë personal për shkak të ndezjes
aksidentale.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t’ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
►
Fig.5:
1.
Treguesi i kuq
2.
Butoni
3.
Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërendisni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq siç tregohet në figurë, nuk është e
bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.
Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë.
Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/
baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e
veglës dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht
gjatë punës nëse vegla është vendosur sipas një prej
kushteve të mëposhtme:
►
Fig.6:
1.
Llamba e kujdesit
Llamba e kujdesit
Statusi
Ngjyra
Ndezur
Duke
pulsuar
E gjelbër
Mbingarkesë
E kuqe
(vegla)/
(bateria)
Mbinxehje
E kuqe
Mbishkarkesë
Mbrojtja nga mbingarkesa
Nëse vegla ose bateria ndodhet në një nga situatat e
mëposhtme, vegla ndalon automatikisht dhe llamba e
kujdesit fillon të pulsojë në të gjelbër:
— Vegla është e mbingarkuar nga barishtet e
ngatërruara ose papastërtitë e tjera.
— Vegla prerëse është e bllokuar ose është
zmbrapsur.
— Butoni kryesor i energjisë është aktivizuar
ndërkohë që tërhiqet këmbëza e çelësit.
Në këtë situatë, lëshoni këmbëzën e çelësit dhe
hiqni barishtet ose mbetjet e ngecura nëse është e
nevojshme. Pas kësaj, tërhiqni sërish këmbëzën e
çelësit për të vazhduar.
KUJDES:
Nëse ju nevojitet të hiqni barishtet e
ngatërruara në vegël ose të lironi veglën prerëse
të bllokuar, sigurohuni që të fikni veglën përpara
se të filloni.
Mbrojtja e veglës ose e baterisë nga
mbinxehja
Nëse vegla ose kutia e baterisë mbinxehet, vegla
ndalon automatikisht. Kur vegla është e mbinxehur,
ndizet në të kuqe llamba e kujdesit. Kur kutia e baterisë
është e mbinxehur, pulson në të kuqe llamba e kujdesit.
Lëreni veglën dhe/ose baterinë të ftohet përpara se ta
ndizni sërish veglën.
Содержание UX01G
Страница 2: ...Fig 1 Fig 2 12 1 2 3 4 5 11 10 9 8 Fig 3 2 1 7 3 6 4 5 8 10 9 11 12 Fig 4 2 ...
Страница 3: ...2 1 3 Fig 5 1 Fig 6 1 2 Fig 7 1 Fig 8 2 1 Fig 9 2 1 Fig 10 2 1 Fig 11 1 1 2 3 4 5 Fig 12 3 ...
Страница 4: ...1 2 Fig 13 1 Fig 14 1 2 3 Fig 15 1 Fig 16 Fig 12 3 1 2 Fig 17 1 2 Fig 18 1 2 3 2 Fig 19 Fig 20 4 ...
Страница 5: ...1 Fig 21 1 2 Fig 22 1 Fig 23 5 ...