15
12.
Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e
mbajtur anash trupit tuaj.
Kontakti aksidental
me aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në
rrobat tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit
tuaj.
13.
Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së
veglës elektrike.
Ventilatori i motorit do ta
tërheqë pluhurin brenda folesë dhe akumulimi i
tepërt i pluhurit të metalit mund të shkaktojë
rreziqe elektrike.
14.
Mos e përdorni veglën elektrike pranë
materialeve të ndezshme.
Shkëndijat mund t’i
ndezin këto materiale.
15.
Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm.
Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë
të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në
goditje elektrike.
Zmbrapsja dhe paralajmërimet në lidhje me të
Zmbrapsja është një reagim i shpejtë që ndodh kur
disku prerës, mbështetësja e rrotës, furça ose çdo
aksesor tjetër bllokohet ose ngec. Bllokimi ose ngecja
shkaktojnë ndalesë të menjëhershme të aksesorit
rrotullues, i cili si pasojë bën që pajisja elektrike e
pakontrolluar të shtyhet në drejtimin e kundërt të
rrotullimit të aksesorit deri në pikën e lidhjes.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit të pajisjes
elektrike dhe procedurave ose kushteve të pasakta të
përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat e
mëposhtme parandaluese.
a)
Mbajeni veglën elektrike fort dhe vendosni
trupin dhe krahun në mënyrë që të pengoni
forcat kundërvepruese. Përdorni gjithmonë
dorezën ndihmëse, nëse mundësohet, për një
kontroll maksimal mbi kundërveprimin ose
reagimin rrotullues gjatë ndezjes.
Përdoruesi
mund të kontrollojë reagimet rrotulluese ose
forcat kundërvepruese, nëse merren masa
parandaluese.
b)
Mos e vini kurrë dorën pranë aksesorit
rrotullues.
Aksesori mund të kundërveprojë mbi
dorën tuaj.
c)
Mos e poziciononi trupin tuaj në zonën ku
vegla elektrike do të lëvizë nëse ndodh
kundërveprimi.
Kundërveprimi do ta dërgojë
veglën në drejtimin e kundërt të lëvizjes së diskut
në pikën e ngecjes.
d)
Tregoni kujdes të veçantë kur të punoni në
cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimet
dhe ngecjen e aksesorit.
Cepat, anët e mprehta
ose kërcimet kanë një tendencë për të shkaktuar
ngecjen e aksesorit rrotullues që shkakton
humbjen e kontrollit ose kundërveprimin.
e)
Mos vendosni një fletë sharre me zinxhir për
drutë ose një fletë sharre të dhëmbëzuar.
Fletët
e tilla krijojnë kundërveprime të shpeshta dhe
humbje kontrolli.
Paralajmërime specifike për sigurinë gjatë
veprimeve të lustrimit:
a)
Mos i lejoni pjesë të lira të kapuçit pastrues
ose fijet e tij lidhëse të lëvizin lirshëm. Palosni
ose prisni fijet e lëshuara lidhëse.
Fijet e
lëshuara mund t’ju ngatërrojnë gishtat ose të
ngecin në materialin e punës.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
16.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
17.
Kontrolloni që materiali i punës është
mbështetur siç duhet.
18.
Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë
dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me
pluhur të përçueshëm, përdorni një
ndërprerës qarku (30 mA) për të siguruar
përdoruesin.
19.
Mos e përdorni veglën mbi materiale që
përmbajnë asbest.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
Содержание PV7000C
Страница 54: ...54 ...
Страница 55: ...55 ...
Страница 56: ...56 www makita com Makita Jan Baptist Vinkstraat 2 3070 Belgium Makita Corporation Anjo Aichi Japan 884356A968 ...