17
Fig.9
Vendoseni kapuçin e leshit plotësisht mbi bllokun e gomës
dhe tërhiqni fort fijen. Lidhni nyjën dhe futeni atë dhe të
gjitha fijet e lira midis kapuçit të leshit dhe bllokut të gomës.
Fig.10
Për ta hequr kapuçin e leshit, ndiqni procedurën e
kundërt të instalimit.
PËRDORIMI
Puna e lustrimit me bllok sfungjeri
Fig.11
KUJDES:
•
Vendosni gjithmonë syzet e sigurisë ose mbrojtëse
fytyre gjatë punës.
Në përgjithësi mbajeni bllokun e sfungjerit në një kënd
prej 15 gradësh me sipërfaqen e objektit.
Lustrimi me kapuç leshi
Fig.12
KUJDES:
•
Vendosni gjithmonë syzet e sigurisë ose mbrojtëse
fytyre gjatë punës.
Mbajeni veglën fort. Ndizeni veglën dhe aplikoni kapuçin
e leshit në objekt.
Përgjithësisht, mbajeni kapuçin e leshit në një kënd
rreth 15 gradë ndaj sipërfaqes së objektit.
Ushtroni presion të lehtë. Presioni i tepërt do të rezultojë
në performancë të dobët dhe konsumim i parakohshëm
të kapuçit të leshit.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.13
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen zëvendësuar
në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Fig.14
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Bllok sfungjeri (me kapje dhe lak)
•
Pllakë mbështetëse 165 (me kapje dhe lak)
•
Kapuçi i leshit 180
•
Çelësi 17
•
Mbajtëse anësore (dorezë ndihmëse)
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Содержание PV7000C
Страница 54: ...54 ...
Страница 55: ...55 ...
Страница 56: ...56 www makita com Makita Jan Baptist Vinkstraat 2 3070 Belgium Makita Corporation Anjo Aichi Japan 884356A968 ...