16
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Shpejtësia e veglës mund të ndryshohet duke kthyer
diskun e rregullimit të shpejtësisë në një numër të
caktuar nga 1 në 5.
Shpejtësia më e lartë sigurohet nëse disku kthehet në
drejtimin e numrit 5. Dhe shpejtësia më e ulët sigurohet
nëse kthehet në drejtimin e numrit 1.
Referojuni tabelës për lidhjen midis përcaktimit të numrit
në disk dhe shpejtësisë së përafërt të veglës.
Fig.2
Numri
min
-1
(RPM)
1 - 2
600 - 800
2 - 3
800 - 1300
3 - 4
1300 - 1800
4 - 5
1800 - 2100
013753
KUJDES:
•
Nëse vegla përdoret vazhdimisht me shpejtësi të
vogël për një kohë të gjatë, motori do të
mbingarkohet, duke shkaktuar keqfunksionimin e
veglës.
•
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të kthehet
deri në 5 dhe sërish në 1. Mos ushtroni forcë pas
5 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të shpejtësisë
nuk do të funksionojë.
Veglat të cilat janë të pajisura me funksionin elektronik
përdoren lehtë për shkak të karakteristikave të
mëposhtme.
•
Kontrolli elektronik i shpejtësisë konstante
Mund të arrihet lustrimi i imët, sepse shpejtësia
rrotulluese mbahet konstante edhe në kushte
ngarkese.
•
Tipari i nisjes së butë
Nisja e butë për shkak të ndalimit të goditjeve
gjatë nisjes.
Butoni i caktimit të shpejtësisë së lartë - ulët
Fig.3
Shpejtësia e veglës mund të ndryshojë në çast ndërsa
është duke punuar. Vendoseni në pozicionin "I" për
shpejtësinë më të ulët, pozicionin "II" për një numër të
caktuar.
Shpejtësia e veglës nuk mund të ndryshohet nëse
butoni është në pozicionin "I", edhe nëse ktheni diskun
e rregullimit të shpejtësisë. Nëse ktheni diskun e
rregullimit të shpejtësisë, sigurohuni që butoni është në
pozicionin “II”.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi i mbajtëses (dorezës) anësore dhe
kapakut
Fig.4
Fig.5
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja anësore është
instaluar siç duhet përpara përdorimit.
Instaloni mbulesën, më pas vidhosni mirë mbajtësen
anësore në vegël. Mbajtësja anësore dhe kapaku mund
të instalohen në secilën anë të veglës.
Instalimi ose heqja e mbështetëses së rrotave
Fig.6
Mbani boshtin me çelës që të mos rrotullohet. Më pas
vidhosni plotësisht mbështetësen në bosht.
(Mbështetësja mund të përdoret për të instaluar bllokun
opsional të sfungjerit.)
Për ta hequr mbështetësen, ndiqni procedurën e
kundërt të instalimit.
Instalimi ose heqja e bllokut të sfungjerit
Fig.7
Për të instaluar bllokun e sfungjerit, në fillim hiqni
papastërtitë ose mbetjet e huaja nga mbështetësja.
Instaloni bllokun e sfungjerit në bllok.
Për të hequr bllokun, tërhiqeni ngadalë.
Instalimi ose heqja e kapuçit prej leshi
Fig.8
Montoni bllokun e gomës në bosht. Vidhosni dadon
bllokuese në bosht.
Për ta shtrënguar dadon bllokuese, mbajeni boshtin me
çelës derisa të mos rrotullohet më, pastaj përdorni
çelësin e dados bllokuese dhe shtrëngojeni mirë në
drejtim orar.
Содержание PV7000C
Страница 54: ...54 ...
Страница 55: ...55 ...
Страница 56: ...56 www makita com Makita Jan Baptist Vinkstraat 2 3070 Belgium Makita Corporation Anjo Aichi Japan 884356A968 ...