19
28.
Asnjëherë mos provoni të sharroni duke e
mbajtur sharrën e rrumbullakët të mbajtur
përmbys në një mandrino shtrënguese. Kjo
është shumë e rrezikshme dhe mund të
shkaktojë aksidente të rënda.
000029
29.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
30.
Mos i ndaloni fletët e sharrës duke ushtruar
forcë anësore mbi to.
31.
Përdorni gjithmonë fletët e rekomanduara në
këtë manual. Mos përdorni disqe abrazive.
32.
Mbajini fletët të mprehta dhe të pastra.
Pluhuri
i shpimit dhe palca e drurit të forcuara në fleta
ngadalësojnë sharrën dhe rrisin mundësinë e
zmbrapsjes. Mbani fletën të pastër, fillimisht duke
e hequr atë nga pajisja dhe pastaj duke e
pastruar me pastrues pluhurash dhe palce druri,
ujë ose vajgur. Asnjëherë mos përdorni benzinë.
33.
Mbani maskë kundër pluhurit dhe mbrojtëse
për dëgjimin gjatë përdorimit të pajisjes.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
Fig.1
KUJDES:
•
Përdorni një thellësi të vogël prerjeje kur prisni
materiale të holla pune për një prerje më të pastër
dhe më të sigurt.
•
Pas rregullimit të thellësisë së prerjes,
shtrëngojeni gjithnjë mirë levën.
Lironi levën në niveluesin e thellësisë dhe lëvizni bazën
lart ose poshtë. Siguroni bazën në thellësinë e
dëshiruar të prerjes duke shtrënguar levën.
Prerje me buzë
Fig.2
Lironi vidat e mbërthimit para dhe mbrapa dhe anoni
veglën në këndin e dëshiruar për prerje me kënd (0° -
50°). Shtrëngoni fort vidat e mbërthimit para dhe
mbrapa pasi të keni bërë rregullimin.
Shikimi
Fig.3
Për prerje të drejta, vini në vijë të drejtë pozicionin A në
pjesën e parme të bazës me vijën tuaj të prerjes. Për
prerje me kënd 45° vini në vijë të drejtë pozicionin B me
të.
Veprimi i ndërrimit
Fig.4
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për veglat me buton bllokimi
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Për veglat me buton zhbllokimi
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, ka një
buton zhbllokimi. Për ta ndezur veglën shtypni brenda
butonin e zhbllokimit dhe tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për veglat pa buton bllokimi dhe zhbllokimi
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Содержание N5900B
Страница 70: ...70 ...
Страница 71: ...71 ...
Страница 72: ...72 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 884505 967 ...