
16
18.
KURRË MOS PËRDORNI disqe të llojit Stone
Cup me këtë lëmues.
Ky lëmues nuk është
projektuar për këto lloje disqesh dhe përdorimi i këtij
produkti mund të shkaktojë dëmtime personale.
19.
Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin,
flanxhën (sidomos sipërfaqen e instalueshme)
ose dadon e bllokimit. Dëmtimi i këtyre
pjesëve mund të shkaktojë thyerjen e diskut.
20.
Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
21.
Përpara se të përdorni veglën mbi një material
aktual, lëreni të punojë për ca kohë. Tregoni
kujdes për dridhjet ose lëkundjet që
dëshmojnë për një instalim të gabuar ose një
disk jo në ekuilibër.
22.
Përdorni sipërfaqen e specifikuar të diskut për
të kryer lëmimin.
23.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
24.
Mos e prekni materialin e punës menjëherë
pas punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe
mund t’ju djegë lëkurën.
25.
Shihni udhëzimet e prodhuesit për montimin
dhe përdorimin e saktë të disqeve. Trajtojini
dhe ruajini disqet me kujdes.
26.
Mos përdorni unaza zvogëluese ose reduktorë
për të përshtatur disqet abrazive me vrimë të
madhe.
27.
Përdorni vetëm flanxha specifike për këtë
vegël.
28.
Për veglat që do të punojnë me disqe që kanë
vrimë të filetuar, sigurohuni që fileta në disk të
jetë aq e gjatë sa të pranojë të gjithë boshtin.
29.
Kontrolloni që materiali i punës është
mbështetur siç duhet.
30.
Tregoni kujdes, sepse disku vazhdon
rrotullimin edhe pasi të jetë fikur vegla.
31.
Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë
dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me
pluhur të përçueshëm, përdorni një ndërprerës
qarku (30 mA) për të siguruar përdoruesin.
32.
Mos e përdorni veglën mbi materiale që
përmbajnë asbest.
33.
Mos përdorni doreza pune prej lecke gjatë
punës.
Fibrat e dorezave prej lecke mund të
futen te vegla, gjë e cila shkakton prishjen e
veglës.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Bllokimi i boshtit
KUJDES:
•
Mos e aktivizoni kurrë bllokimin e boshtit kur
boshti është në rrotullim. Vegla mund të dëmtohet.
Fig.1
Shtypni bllokimin e boshtit për të parandaluar rrotullimin
e boshtit gjatë instalimit apo heqjes së aksesorëve.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Fig.2
Për veglën pa buton bllokimi
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për veglat me buton bllokimi
KUJDES:
•
Çelësi mund të bllokohet në pozicionin “ndezur”
për lehtësi të përdoruesit gjatë përdorimit të
zgjatur. Tregoni kujdes kur bllokoni veglën në
pozicionin “ndezur” dhe shtrëngojeni fort veglën
gjatë gjithë kohës.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi i mbajtëses (dorezës) anësore
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja anësore është
instaluar siç duhet përpara përdorimit.
Fig.3
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.