
14
PARALAJMËRIM:
•
Emetimet e dridhjeve gjatë përdorimit aktual të veglës
elektrike mund të ndryshojnë nga vlerat e deklaruara të
emetimeve në varësi të mënyrave sesi përdoret vegla.
•
Sigurohuni që të identifikoni masat e sigurisë për
mbrojtjen e përdoruesit, që bazohen në vlerësimin
e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të përdorimit
(duke marrë parasysh të gjitha pjesët e ciklit të
funksionimit si ato kur vegla është e fikur dhe
punon pa prerë, ashtu edhe kohën e përdorimit).
ENH101-18
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Makita deklaron që makineria(të) e mëposhtme:
Emërtimi i makinerisë:
Lëmues këndesh
Nr. i modelit/ Lloji: M9002, M9003
Pajtohet me direktivën evropiane të mëposhtme:
2006/42/KE
Ato janë prodhuar konform standardit ose dokumenteve
të standardizuara si vijon:
EN60745
Skedari teknik konform direktivës 2006/42/KE
disponohet nga:
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
2.1.2015
000331
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB110-3
PARALAJMËRIMET PËR
SIGURINË E LËMUESIT
Paralajmërime sigurie të zakonshme për lëmimin:
1.
Kjo pajisje elektrike është synuar që të
funksionojë si lëmues. Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet,
ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë
pajisje elektrike.
Mosndjekja e të gjithë
udhëzimeve të mëposhtme mund të shkaktojë
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
2.
Veprimet si smerilimi, pastrimi me furçë me spica
teli, lustrimi ose prerja nuk rekomandohen për t’u
kryer me këtë pajisje elektrike.
Veprimet për të cilat
pajisja elektrike nuk është e përshtatshme mund të
krijojnë rrezik dhe të shkaktojnë dëmtime personale.
3.
Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
dhe rekomanduar nga prodhuesi i veglës.
Fakti që aksesori mund të lidhet me veglën tuaj
elektrike, nuk garanton për një proces të sigurt.
4.
Shpejtësia e matur e aksesorit duhet të jetë
minimalisht e barabartë me shpejtësinë
maksimale të caktuar në veglën elektrike.
Aksesorët që e kalojnë shpejtësinë e matur mund
të thyhen dhe të ndahen në copa.
5.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit tuaj
duhet të jetë brenda kapacitetit të matur të veglës
elektrike.
Aksesorët me përmasa të gabuara nuk
mund të mbrohen ose të kontrollohen siç duhet.
6.
Montimi me fileto i aksesorëve duhet të përputhet
me fileton e boshtit të makinerisë prerëse. Për
aksesorët e montuar me flanxha, vrima e boshtit
të aksesorit duhet të përputhet me diametrin e
folesë së flanxhës.
Aksesorët që nuk përputhen me
pjesën montuese të pajisjes elektrike do të humbasin
ekuilibrin, do të lëkunden jashtë mase dhe mund të
shkaktojnë humbjen e kontrollit.
7.
Mos përdorni aksesor të dëmtuar. Përpara secilit
përdorim, kontrollojeni aksesorin, si p.sh. disqet
abrazive, për ciflosje dhe krisje; mbështetëset e
rrotave për krisje, grisje ose konsumim të tepërt.
Nëse vegla elektrike ose aksesori bie, kontrolloni
për dëmtime ose instaloni një aksesor të
padëmtuar. Pas inspektimit dhe instalimit të një
aksesori, qëndroni me personat e tjerë larg
trajektores së aksesorit rrotullues dhe vëreni
veglën elektrike në punë me shpejtësi maksimale
pa ngarkesë për një minutë.
Aksesorët e dëmtuar
zakonisht do të shkëputen nga vegla gjatë këtij testi.
8.
Mbani veshur pajisje mbrojtëse personale. Në
varësi të aplikacionit, përdorni mbrojtëse për
fytyrën ose syze sigurie të mëdha ose të vogla.
Sipas rastit, mbani maskë kundër pluhurit,
mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe përparëse
mbrojtëse që mund të ndalojë copëzat abrazive
ose të materialit të punës.
Mbrojtësja e syve duhet
të ketë aftësi të ndalojë copat fluturuese që
prodhohen nga veprimet e ndryshme. Maska kundër
pluhurit ose respiratori duhet të jetë në gjendje të
filtrojë grimcat e prodhuara nga funksionimi i veglës.
Ekspozimi për një kohë të gjatë në zhurma me
intensitet të lartë mund të shkaktojë humbjen e
dëgjimit.
9.
Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës
duhet të mbajë veshur mjetet mbrojtëse