18
ALBANIAN
KUJDES:
Meqë prerja e tepërt mund të
shkaktojë mbingarkim të motorit ose vështirësi në
kontrollin e veglës, thellësia e prerjes nuk duhet
të jetë më e madhe se 15 mm (9/16″) për çdo
kalim gjatë prerjes së kanaleve me një punto me
diametër 8 mm (5/16″).
KUJDES:
Gjatë prerjes së kanaleve me punto
me diametër 20 mm (13/16″), thellësia e prerjes
nuk duhet të jetë më e madhe se 5 mm (3/16″) për
çdo kalim.
KUJDES:
Kur dëshironi të prisni kanale
me thellësi më të madhe se 15 mm (9/16″) me
punto me diametër 8 mm (5/16″) ose më të thella
se 5 mm (3/16″) me punto me diametër 20 mm
(13/16″), bëni disa kalime duke shtuar në mënyrë
progresive parametrat e thellësisë së puntos.
Bllokuesi i pajisjes fiksuese
Bllokuesi i pajisjes fiksuese ka tre bulona hekzagonalë
rregullues që ngrihen ose ulen me 0,8 mm (rreth
1/32″) për çdo rrotullim. Mund të përftoni me lehtësi
tre thellësi të ndryshme prerjeje duke përdorur
bulonat hekzagonalë rregullues pa rregulluar sërish
mbështetësen e pajisjes fiksuese.
►
Fig.4:
1.
Treguesi i thellësisë
2.
Vida
3.
Pajisja
fiksuese
4.
Buloni hekzagonal rregullues
5.
Bllokuesi i pajisjes fiksuese
1.
Rregulloni bulonin e poshtëm hekzagonal për të
përftuar thellësinë më të madhe të prerjes duke ndjekur
metodën “Rregullimi i thellësisë së prerjes”.
2.
Rregulloni dy bulonat e mbetur hekzagonalë për
të përftuar thellësi më të vogla prerjeje. Ndryshimet
në lartësi të këtyre bulonave hekzagonalë janë të
barabarta me ndryshimet e thellësive të prerjes.
3.
Rrotulloni bulonat hekzagonalë për të rregulluar
thellësinë. Bllokuesi i pajisjes fiksuese është gjithashtu
i përshtatshëm për të bërë tre kalime me parametra
më të thellë në mënyrë progresive kur prisni kanale të
thella.
SHËNIM:
Kur përdorni një punto që ka gjatësi totale
prej 60 mm (2-3/8″) ose më shumë, ose gjatësi të
skajit prej 35 mm (1-3/8″) ose më shumë, thellësia e
prerjes nuk mund të rregullohet siç u tha më lart. Për
ta rregulluar veproni si më poshtë:
1. Lironi levën e bllokimit dhe rregulloni me kujdes
daljen e puntos poshtë bazës së veglës në
thellësinë e dëshiruar të prerjes duke e lëvizur
trupin e veglës lart e poshtë.
2. Shtrëngoni sërish levën e bllokimit për të
bllokuar trupin e veglës në atë thellësi prerjeje.
Gjatë përdorimit mbajeni trupin e veglës të
bllokuar në këtë pozicion.
Meqë puntoja gjithmonë del pak nga baza e veglës,
bëni kujdes gjatë përdorimit të veglës.
Rregullimi i levës së bllokimit
Pozicioni i bllokimit për levën e bllokimit mund të
rregullohet. Për ta rregulluar hiqni vidën që siguron
levën e bllokimit. Leva e bllokimit do të hiqet. Vendoseni
levën e bllokimit në këndin e dëshiruar. Pas rregullimit
shtrëngoni levën e bllokimit në drejtim orar.
►
Fig.5:
1.
Leva e bllokimit
2.
Vida
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në
korrent, kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza
e çelësit është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin “FIKUR” kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
►
Fig.6:
1.
Këmbëza e çelësit
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Instalimi ose heqja e puntos së
drejtuesit
Futni punton deri në fund në mandrino dhe shtrëngojeni
dadon e mandrinos fort me dy çelësa. Një mandrino 8
mm mund të ofrohet gjithashtu si pajisje standarde (në
varësi të shtetit) përveç mandrinos 6 mm ose 1/4″ që
instalohet në vegël që në fabrikë. Përdorni mandrinon
me përmasat e sakta për punton që dëshironi të
përdorni.
►
Fig.7
Për ta hequr punton, ndiqni procedurën e anasjellë të
instalimit.
KUJDES:
Instaloni punton e drejtuesit që
të jetë e sigurt. Gjithmonë përdorni çelësin që
ofrohet bashkë me veglën.
Një punto drejtuesi e
liruar ose më e shtrënguar se ç’duhet mund të jetë
me rrezik.
KUJDES:
Mos e shtrëngoni mandrinon pa
futur punton. Kjo mund të çojë në prishjen e
mandrinos.
Содержание M3601
Страница 2: ...1 2 Fig 1 1 2 Fig 2 1 2 3 4 5 Fig 3 1 2 3 4 5 Fig 4 1 2 Fig 5 1 Fig 6 Fig 7 1 2 3 4 4 2 Fig 8 2 ...
Страница 3: ...1 2 3 4 Fig 9 Fig 10 1 2 3 Fig 11 A Fig 12 1 2 Fig 13 Fig 14 Fig 15 R Fig 16 3 ...
Страница 4: ...Fig 17 Fig 18 Fig 19 Fig 20 Fig 21 Fig 22 Fig 23 Fig 24 4 ...
Страница 5: ...Fig 25 Fig 26 Fig 27 Fig 28 5 ...
Страница 62: ...62 ...
Страница 63: ...63 ...