14
ALBANIAN
Instalimi ose heqja e majës së diskut
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Përdorni madhësinë e duhur të
konit të mandrinës pincetë për majën e diskut që
keni ndër mend të përdorni.
VINI RE:
Mos e shtrëngoni mandrinën pincetëpa
futur majën e diskut.
Ndryshe, kjo mund të çojë në
prishjen e konit të mandrinës pincetë.
Lironi dadon e mandrinës pincetë në drejtim të kundërt
të akrepave të orës dhe fusni majën e diskut në dadon
e mandrinës pincetë. Përdorni një çelës për të mbajtur
boshtin. Duke përdorur një çelës tjetër, rrotullojeni
dadon e mandrinës pincetë në drejtim të akrepave të
orës për ta shtrënguar mirë.
►
Fig.2:
1.
Çelësi
2.
Dadoja e mandrinës pincetë
3.
Boshti
4.
Koni i mandrinës pincetë
SHËNIM:
Nëse nuk arrini të fusni majën e diskut
në dadon e mandrinës pas lirimit të dados së
mandrinës, koni i mandrinës mund të bllokojë majën
e diskut. Në këtë rast, hiqni dadon e mandrinës dhe
ripozicionojeni konin e mandrinës.
Maja e diskut nuk duhet të montohet më larg se 10 mm
nga mandrina pincetë. Tejkalimi i kësaj distance mund
të shkaktojë dridhje ose thyerje të boshtit.
►
Fig.3
PËRDORIMI
KUJDES:
Ushtroni një presion të lehtë mbi
vegël.
Presioni i tepërt mbi vegël do të sjellë rezultate
të dobëta dhe mbingarkim të motorit.
KUJDES:
Maja e diskut vazhdon të rrotullohet
edhe pas fikjes së veglës.
►
Fig.4
Ndizeni veglën në mënyrë që maja e diskut të mos ketë
kontakt me materialin e punës dhe prisni derisa maja
e diskut të arrijë shpejtësinë e plotë. Më pas përdorni
me kujdes majën e diskut në materialin e punës. Për të
arritur rezultate të mira, lëvizeni veglën me ngadalë në
drejtim majtas.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Lëmimi i majës së diskut
Aksesorë opsionalë
Kur maja e diskut ngarkohet me copëza të ndryshme,
duhet ta lëmoni majën e diskut me gurin lëmues.
►
Fig.5
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual.
Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Majat e diskut
•
Grupi i dados së mandrinës pincetë (3 mm, 6 mm,
1/4", 1/8")
•
Çelësi 10
•
Guri i lëmimit
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.