14
30.
Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë
dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me
pluhur të përçueshëm, përdorni një
ndërprerës qarku (30 mA) për të siguruar
përdoruesin.
31.
Mos e përdorni veglën mbi materiale që
përmbajnë asbest.
32.
Gjithmonë sigurohuni që të keni mbështetje të
qëndrueshme të këmbëve. Sigurohuni që të
mos ketë njeri poshtë ndërkohë që e përdorni
pajisjen në vende të larta.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse çelësi i rrëshqitjes
aktivizohet saktë dhe nëse kthehet në pozicionin
"FIKUR" kur shtypet pjesa e pasme e çelësit të
rrëshqitjes.
Për ta ndezur veglën, rrëshqitni çelësin e rrëshqitëses
drejt pozicionit "I (NDEZUR)". Për punë të
vazhdueshme, shtypni pjesën e përparme të çelësit të
rrëshqitëses për ta bllokuar.
Për ta ndaluar veglën, shtypni pjesën e pasme të çelësit
të rrëshqitjes dhe rrëshqiteni drejt pozicionit "O
(FIKUR)".
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e majës së diskut
Fig.2
Lironi mandrinon pincetë dhe fusni majën e diskut në
mandrino. Përdorni një çelës për të mbajtur boshtin dhe
një tjetër për të shtrënguar fort mandrinon.
Maja e diskut nuk duhet të montohet më larg se 10 mm
nga mandrinoja pincetë. Tejkalimi i kësaj distance mund
të shkaktojë dridhje ose thyerje të boshtit.
10 mm (3/8") Maks.
015679
Për ta hequr majën e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
KUJDES:
•
Përdorni madhësinë e duhur të mandrions për
majën e diskut që keni ndër mend të përdorni.