28
kyçjes me pjesën e dalë të drejtuar nga poshtë (të
drejtuar nga disku).
Për ta shtrënguar dadon bllokuese, shtypni bllokimin e
boshtit aq fort sa boshti të mos rrotullohet më, pastaj
përdorni çelësin e dados së bllokimit dhe shtrëngojeni
mirë në drejtim orar.
Fig.10
Për ta hequr diskun, ndiqni procedurën e anasjellë të
instalimit.
Instalimi ose heqja e diskut të smerilimit
(aksesor opsional)
SHËNIM:
•
Përdorni vetëm aksesorët rektifikues të përcaktuar
në këtë manual. Këto duhet të blihen më vete.
Fig.11
Montoni bllokun e gomës në bosht. Vendosni diskun
mbi bllokun e gomës dhe mbërtheni dadon bllokuese te
boshti. Për ta shtrënguar dadon bllokuese, shtypni
bllokimin e boshtit aq fort sa boshti të mos rrotullohet
më, pastaj përdorni çelësin e dados së bllokimit dhe
shtrëngojeni mirë në drejtimin orar.
Për ta hequr diskun, ndiqni procedurën e anasjellë të
instalimit.
Instalimi ose heqja e dados Ezynut
(aksesor opsional)
KUJDES:
•
Mos përdorni dadon Ezynut me flanxhë të sipërme
ose rektifikues me kënd me shkronjën “F” në fund
të numrit të modelit. Këto flanxha janë aq të trasha
saqë nuk mund të mbahet e gjithë fija nga boshti.
Fig.12
Montoni flanxhën e brendshme, diskun
smeril/multidiskun dhe Ezynut në bosht në mënyrë që
logoja Makita mbi Ezynut të jetë drejtuar nga jashtë.
Fig.13
Shtypni mirë bllokimin e boshtit dhe shtrëngojeni Ezynut
duke rrotulluar deri në fund në drejtim orar diskun
smeril/multidiskun.
Rrotulloni unazën e jashtme të dados Ezynut në drejtim
kundër orar për ta liruar atë.
Fig.14
Fig.15
SHËNIM:
•
Dadoja Ezynut mund të lirohet me dorë nëse
shigjeta tregon drejt dhëmbëzës. Në të kundërt
për ta liruar atë nevojitet një çelës për dadon
bllokuese. Futni një kunj të çelësit në njërën nga
vrimat dhe rrotullojeni dadon Ezynut në drejtim
kundërorar.
•
Vetëm për veglat me bosht me filetim M14.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
•
Nuk duhet të jetë kurrë e nevojshme të sforconi
veglën. Pesha e veglës jep presionin e duhur.
Sforcimi dhe presioni i tepërt mund të shkaktojnë
thyerje të rrezikshme të diskut.
•
Zëvendësojeni GJITHMONË diskun nëse vegla
bie gjatë lëmimit.
•
Mos e përplasni apo godisni KURRË diskun e
lëmimit në punë.
•
Shmangni dridhjen dhe lëkundjen e diskut,
sidomos kur punoni në kënde, anë të mprehta etj.
Kjo mund të shkaktojë humbje të kontrollit dhe
kundërveprim.
•
Mos e përdorni KURRË veglën me tehe për prerje
të drurit apo tehe të tjera sharrash. Tehet e tilla kur
përdoren me lëmues kërcejnë shpesh dhe
shkaktojnë humbje të kontrollit që mund të sjellë
lëndimin tuaj.
KUJDES:
•
Mos e ndizni kurrë veglën kur është në kontakt me
materialin e punës. Kjo mund të shkaktojë lëndim
të përdoruesit.
•
Gjithmonë përdorni syze mbrojtëse ose një
mbrojtëse të fytyrës gjatë punës.
•
Pas pune fikeni gjithnjë veglën dhe prisni derisa
disku të ndalojë tërësisht përpara se ta vendosni
veglën diku.
Lëmimi dhe smerilimi
Fig.16
Mbajeni veglën GJITHMONË mirë me njërën dorë në
dorezën e pasme dhe me tjetrën në dorezën anësore.
Ndizeni veglën dhe përdorni diskun mbi materialin e
punës.
Përgjithësisht, mbajeni buzën e diskut ose në një kënd
rreth 15 gradë ndaj sipërfaqes së materialit të punës.
Gjatë periudhës së përdorimit të parë të diskut të ri, mos
punoni me mprehësin në drejtimin B përndryshe do ta
prisni materialin e punës. Pasi të jetë rrumbullakosur
disi buza e diskut nga përdorimi, disku mund të përdoret
edhe në drejtimin A, edhe në drejtimin B.
Vënia në punë me furça me kupë me tela
(aksesor opsional)
KUJDES:
•
Kontrolloni funksionimin e furçës duke e ndezur
veglën pa ngarkesë, duke u siguruar se nuk
ndodhet askush përpara ose në një drejtim me
furçën.
•
Mos përdorni furçë të dëmtuar ose jo të ekuilibruar.
Përdorimi i furçës së dëmtuar mund të rrisë
mundësitë për lëndime nga kontakti me telat e
prishura të furçës.
Содержание GA7050
Страница 102: ...102 ...
Страница 103: ...103 ...
Страница 104: ...104 www makita com Makita Jan Baptist Vinkstraat 2 3070 Belgium Makita Corporation Anjo Aichi Japan 884937 968 ...