26
d)
Mos e rifilloni procesin e prerjes sipër
materialit të punës. Lejoni diskun të arrijë
shpejtësinë maksimale dhe më pas hyni
përsëri te vendi i prerjes.
Disku mund të kapet
shumë, të shkojë lart ose të kundërveprojë nëse
vegla elektrike rindizet mbi materialin e punës.
e)
Mbështetni panelet ose çdo material pune të
madh për të minimizuar rrezikun e bllokimit
dhe të kundërveprimit të diskut.
Materialet e
mëdha kanë tendencë të përkulen nga pesha e
tyre. Mbështetëset duhet të vendosen nën
materialin e punës pranë vijës prerëse dhe buzës
së materialit të punës nga të dy anët e diskut.
f)
Tregoni kujdes të veçantë kur të bëni një
“prerje në xhep” mbi muret ekzistuese ose në
zona të tjera me shikim të kufizuar.
Disku i dalë
mund të presë tuba gazi ose uji, tela elektrikë ose
objekte që shkaktojnë kundërveprim.
Paralajmërimet për sigurinë specifike gjatë
veprimeve të smerilimit:
a)
Mos përdorni një letër të madhe disku për
smerilim. Ndiqni rekomandimet e prodhuesve
kur të zgjidhni letrën smerile.
Letra smerile më e
madhe se mbështetësja e rrotës krijon rrezik
dëmtimi dhe mund të shkaktojë ngecjen, thyerjen
ose kundërveprimin e diskut.
Paralajmërimet për sigurinë specifike gjatë
veprimeve të fshirjes me tela:
a)
Mbani parasysh që qimet e forta të telit
shkëputen nga furça edhe gjatë funksioneve të
zakonshme. Mos i sforconi telat duke ushtruar
forcë mbi furçën.
Qimet e forta të telit mund të
depërtojnë në rrobat e holla dhe/ose në lëkurë.
b)
Nëse rekomandohet përdorimi i mbrojtëses
për fshirjen me tela, mos lejoni ndërhyrjen e
diskut ose furçës së telit te mbrojtësja.
Disku
ose furça e telit mund të zgjerohet në diametër
nga ngarkesa e punës dhe forcat centrifugale.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
17.
Kur të përdorni disqe lëmuese me qendër të
shtypur, sigurohuni të përdorni vetëm disqe të
përforcuara me fibër qelqi.
18.
KURRË MOS PËRDORNI disqe të llojit Stone
Cup me këtë lëmues.
Ky lëmues nuk është
projektuar për këto lloje disqesh dhe përdorimi i
këtij produkti mund të shkaktojë dëmtime
personale.
19.
Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin,
flanxhën (sidomos sipërfaqen e instalueshme)
ose dadon e bllokimit. Dëmtimi i këtyre
pjesëve mund të shkaktojë thyerjen e diskut.
20.
Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
21.
Përpara se të përdorni veglën mbi një material
aktual, lëreni të punojë për ca kohë. Tregoni
kujdes për dridhjet ose lëkundjet që
dëshmojnë për një instalim të gabuar ose një
disk jo në ekuilibër.
22.
Përdorni sipërfaqen e specifikuar të diskut për
të kryer lëmimin.
23.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
24.
Mos e prekni materialin e punës menjëherë
pas punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe
mund t’ju djegë lëkurën.
25.
Shihni udhëzimet e prodhuesit për montimin
dhe përdorimin e saktë të disqeve. Trajtojini
dhe ruajini disqet me kujdes.
26.
Mos përdorni unaza zvogëluese ose reduktorë
për të përshtatur disqet abrazive me vrimë të
madhe.
27.
Përdorni vetëm flanxha specifike për këtë
vegël.
28.
Për veglat që do të punojnë me disqe që kanë
vrimë të filetuar, sigurohuni që fileta në disk të
jetë aq e gjatë sa të pranojë të gjithë boshtin.
29.
Kontrolloni që materiali i punës është
mbështetur siç duhet.
30.
Tregoni kujdes, sepse disku vazhdon
rrotullimin edhe pasi të jetë fikur vegla.
31.
Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë
dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me
pluhur të përçueshëm, përdorni një
ndërprerës qarku (30 mA) për të siguruar
përdoruesin.
32.
Mos e përdorni veglën mbi materiale që
përmbajnë asbest.
33.
Kur përdorni disk prerës, gjithmonë punoni
me mbrojtësen e diskut që mbledh pluhurin
siç kërkohet nga rregullat vendase.
34.
Mbi disqet prerës nuk duhet të ushtrohet
forcë anësore.
35.
Mos përdorni doreza pune prej lecke gjatë
punës.
Fibrat e dorezave prej lecke mund të
futen te vegla, gjë e cila shkakton prishjen e
veglës.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
Содержание GA5020
Страница 98: ...98 ...
Страница 99: ...99 ...
Страница 100: ...100 www makita com Makita Jan Baptist Vinkstraat 2 3070 Belgium Makita Corporation Anjo Aichi Japan 884710A966 ...