15
Për modelin FS4000X, FS4300X, FS6300X
Për të hequr punton, fillimisht hiqni lokalizuesin nga
manikota bllokuese. Kapni punton me një palë pinca
dhe hiqeni punton nga mbajtësi magnetik i puntos.
Ndonjëherë është mirë ta tundni punton me pinca gjatë
tërheqjes.
Fig.11
Për ta futur punton, shtyjeni fort në mbajtësen
magnetike të puntos. Më pas instaloni lokalizuesin duke
e shtypur fort në manikotën bllokuese.
Fig.12
Vendosja e përshtatësit portativ të kordonit
Për modelin FS6300R
Fig.13
Futni përshtatësin portativ të kordonit deri në fund, në
mënyrë që
shënues në fund të përshtatësit portativ të
kordonit në anën e lidhjes me kordonin elektrik të
bashkërenditet me shënuesin
në anën tjetër të
përshtatësit portativ të kordonit në anën e bashkimit me
veglën.
Ktheni përshtatësin portativ të kordonit në drejtimin orar
derisa të bllokohet me butonin e bllokimit.
Fig.14
Në këtë moment, trekëndëshi
në fund të përshtatësit
portativ të kordonit në anën e lidhjes me kordonin
elektrik bashkërenditet me shënuesin
në anën tjetër të
përshtatësit portativ të kordonit në anën e bashkimit me
veglën.
Fig.15
Instalimi i përshtatësit portativ të kordonit
Fig.16
Rrotulloni përshtatësin portativ të kordonit në drejtimin
kundërorar duke shtypur pjesën e poshtme të butonit të
bllokimit.
Më pas tërhiqeni në atë pozicion përshtatësin portativ të
kordonit .
Fig.17
Përdorimi i mbajtësit të lokalizuesit
Fig.18
Lokalizuesi mund të mbahet përkohësisht në mbajtësin
e lokalizuesit gjatë zëvendësimit të puntos ose duke e
përdorur pa lokalizuesin. Për të mbajtur lokalizuesin,
poziciononi vrimat trapezoidale të lokalizuesit në pjesët
e ngritura të mbajtësit të lokalizuesit dhe shtyjeni brenda.
PËRDORIMI
Fig.19
Vendosni vidën në majën e puntos dhe vendoseni
majën e vidës në sipërfaqen e objektit që do të
shtrëngohet. Ushtroni presion në vegël dhe ndizeni.
Tërhiqeni veglën sapo të aktivizohet shtrëngimi. Më pas
lëshoni çelësin.
KUJDES:
•
Kur e fiksoni vidën në majën e puntos, bëni kujdes
të mos e shtyni në vidë. Nëse vida shtyhet brenda,
do të aktivizohet shtrëngimi dhe vida do të
rrotullohet papritur. Kjo mund të dëmtojë objektit
ose të shkaktojë lëndime.
•
Sigurohuni që puntoja të futet drejt në kokën e
vidës ose vida dhe/ose puntoja mund të dëmtohet.
•
Mbajeni veglën vetëm te doreza gjatë përdorimit.
Mos e prekni pjesën metalike.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e
karbonçinave dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër
duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të
Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të
Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Punto futëse Phillips
•
Mbajtësi magnetik i puntos
•
Lokalizuesi
•
Kutia mbajtëse plastike
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.