14
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë
Për modelin FS4000, FS4200, FS4300, FS4300A,
FS6200, FS6300, FS6300A, FS6300R
Fig.1
Thellësia mund të rregullohet duke rrotulluar unazën e
bllokimit . Rrotullojeni në drejtimin “B” për thellësi më të
vogël dhe në drejtimin “A” për më shumë thellësi. Një
rrotullim i plotë i unazës së bllokimit është i barabartë
me një ndryshim 2,0 mm në thellësi.
Për modelin FS4000X, FS4300X, FS6300X
Fig.2
Thellësia mund të rregullohet duke rrotulluar manikotën
bllokuese. Rrotullojeni në drejtimin “A” për thellësi më të
vogël dhe në drejtimin “B” për më shumë thellësi. Një
rrotullim i plotë i manikotës bllokuese është i barabartë
me një ndryshim 1,5 mm në thellësi.
Për të gjitha modelet
Rregulloni çelësin e bllokimit që distanca midis majës të
lokalizuesit dhe kokës së vidës të jetë afërsisht 1 mm
siç tregohet te figurat. Vendosni një vidë prove në
material ose një pjesë të materialit. Nëse thellësia nuk
është e përshtatshme për vidën, vazhdoni rregullimin
deri sa të siguroni caktimin e thellësisë së duhur.
Fig.3
Fig.4
Veprimi i ndërrimit
Fig.5
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
SHËNIM:
•
Edhe të ndezura dhe me motorin në punë, puntoja
nuk do të rrotullohet derisa ju të fiksoni punton në
kokën e vides dhe të ushtroni presion përpara për
të aktivizuar shtrëngimin.
Ndezja e llambave
Për modelin
FS4200,FS4300,FS4300A,FS4300X,FS6200,FS6300,
FS6300A,FS6300R,FS6300X
Fig.6
KUJDES:
•
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
Për të ndezur llambën, tërhiqni këmbëzën. Lëshoni
këmbëzën për ta fikur atë.
SHËNIM:
•
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të
mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të ulë
ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Fig.7
KUJDES:
•
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara
përdorimit.
•
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë
veglën.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Lëvizeni levën e çelësit të ndryshimit në
pozicionin e
(ana A) për rrotullimin në drejtimin orar
ose në pozicionin e
(ana B) për rrotullimin në
drejtimin kundërorar.
Grepi
Fig.8
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e puntos
Për modelin FS4000, FS4200, FS4300, FS4300A,
FS6200, FS6300, FS6300A, FS6300R
Për të hequr punton, në fillim hiqni lokalizuesin duke
tërhequr unazën e bllokimit nga foleja e ingranazheve.
Fig.9
Kapni punton me një palë pinca dhe hiqeni punton nga
mbajtësi magnetik i puntos. Ndonjëherë është mirë ta
tundni punton me pinca gjatë tërheqjes.
Për ta futur punton, shtyjeni fort në mbajtësen
magnetike të puntos. Më pas vendosni lokalizuesin
duke e shtypur fort në folenë e ingranazheve.
Fig.10