
31
Fig.12
2.
Zgjatoni paketën prej letre.
3. Bashkërenditni vrimën e paketës prej letre me
vrimën e thithjes së pluhurit në fshesë.
4. Fusni kartonin e paketës prej letre brenda në
mbajtëse në mënyrë që të jetë e pozicionuar në
fund, përtej pjesës së dalë të dhëmbëzuar.
Fig.13
Instalimi i qeses së polietilenit
Fshesa mund të përdoret edhe pa qesen e polietilenit.
Megjithatë, përdorimi i qeses së polietilenit e bën më të
lehtë zbrazjen e depozitës pa bërë pis duart.
1
2
015542
Përhapni qesen e polietilenit në depozitë. Vendoseni
ndërmjet pllakës së mbajtëses dhe depozitës dhe
tërhiqeni në vrimën e tubit.
Vendosni qesen rreth pjesës së sipërme të depozitës në
mënyrë që skaji i parafiltrit të mund ta kapë dhe ta
mbajë në mënyrë të sigurt qesen.
SHËNIM:
•
Mund të përdoret qese polietileni që gjendet në
treg. Rekomandohet qese 0,04 mm ose më e
trashë.
•
Pluhuri i tepërt mund ta grisë qesen, ndaj mos thithni
më shumë pluhur se sa gjysma e kapacitetit të qeses.
Zbrazja e qeses së polietilenit
PARALAJMËRIM:
•
Sigurohuni gjithmonë që fshesa të jetë e fikur dhe
e hequr nga priza përpara se të zbrazni qesen e
polietilenit. Moskryerja e këtij veprimi mund të
shkaktojë goditje elektrike dhe lëndim të rëndë
personal.
KUJDES:
•
Mos ushtroni forcë të madhe mbi folenë e pluskuesit
dhe mbi depozitë. Ushtrimi i forcës së madhe mund
të shkaktojë deformimin dhe dëmtimin e pjesëve.
•
Zbrazni depozitën të paktën një herë në ditë, edhe
pse kjo varet nga vëllimi i pluhurit të mbledhur në
depozitë. Përndryshe, forca thithëse do të
dobësohet dhe motori mund të prishet.
•
Kur zbrazni depozitën mos e kapni atë nga kanxha.
Po kapët kanxhën ajo mund të thyhet.
Lëshojeni kapakun e depozitës nga kanxha dhe ngrijeni
lart.
Fig.14
Shkundni pluhurin nga pëlhura filtruese/filtri i pluhurit
dhe më pas hiqni qesen e polietilenit nga depozita.
SHËNIM:
•
Nxirreni qesen e polietilenit me kujdes nga
depozita në mënyrë që ajo mos të ngecë dhe të
griset nga pjesa e dalë në depozitë gjatë zbrazjes
së saj.
•
Zbrazeni qesen e polietilenit përpara se të
mbushet. Pluhuri i tepërt në depozitë mund të
grisë qesen e polietilenit.
Instalimi i kutisë së veglës
Fig.15
1. Lironi bllokuesin e kapakut të baterisë dhe hapeni.
2. Vendosni shinat në kutinë e veglës përgjatë
kanaleve në fole.
3.
Mbyllni kapakun e baterisë dhe bllokojeni.
Fig.16
Kutia e veglës është e përshtatshme për mbajtjen e
baterive, kordonit zgjatues, tubit ose unazave.
Lidhja e tubit
KUJDES:
•
Mos e përkulni ose shtypni tubin me forcë. Mos e
lëvizni fshesën duke e tërhequr nga tubi. Përkulja,
shtypja dhe tërheqja e tubit mund të shkaktojë
dëmtimin ose deformimin e tubit.
•
Kur thithni mbeturina të mëdha si tallash, pluhura
betoni ose mbeturina të ngjashme me përmasa jo
të vogla, përdorni tubin me diametër të brendshëm
38 mm (aksesor opsional). Përdorimi i tubit me
diametër të brendshëm 28 mm (aksesor opsional)
mund të shkaktojë bllokimin dhe dëmtimin e tubit.
Fig.17
Fusni tubin në portën e montimit të depozitës dhe
rrotullojeni në drejtim orar derisa të zërë vend.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur, e
hequr nga priza dhe që kutia e baterisë të jetë
hequr përpara se të kryeni inspektim ose
mirëmbajtje.
1. Pllaka e mbajtësit
2. Qese polietileni
Содержание DVC860L
Страница 3: ...3 16 015538 17 015541 18 015724 19 015539 20 015618 21 015548 22 015543 23 015547 ...
Страница 109: ...109 ...
Страница 110: ...110 ...
Страница 111: ...111 ...