![Makita DUM166 Скачать руководство пользователя страница 40](http://html.mh-extra.com/html/makita/dum166/dum166_instruction-manual_228107040.webp)
40
Fig.24
Lëvizeni veglën përgjatë buzëve të rrugës, gardhit ose
pemëve kur prisni përreth tyre. Bëni kujdes që disku të
mos i prekë ato.
Fig.25
Kur prisni lastarë ose gjethe të pemëve të vogla, hiqeni
skeletin e bazës nga vegla dhe pritini pak nga pak.
Përpara se ta përdorni veglën, pritni paraprakisht degët
e mëdha të lartësisë së dëshiruar duke përdorur
gërshërë degësh.
KUJDES:
•
Gjatë prerjes së shkarpave dhe të gjetheve, mos
provoni të prisni sasi të mëdha njëherazi. Punoni
shtruar. Gjithashtu, mos provoni të prisni degë të
trasha.
•
Mos lejoni që disqet e gërshërëve të prekin tokën
gjatë punës. Disqet humbasin mprehtësinë, duke
shkaktuar performancë të dobët.
•
Mos prisni bar të lagur ose gjethe të pemëve të vogla.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të
jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Pastrimi i veglës
Pastrojeni veglën duke e fshirë pluhurin me një leckë të
thatë ose të lagur në ujë me sapun.
KUJDES:
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Mirëmbajtja e diskut të gërshërëve
Fig.26
Fig.27
Pas përdorimit, hiqni pluhurin nga të dyja anët e diskut
me furçë me tela, fshijeni me një leckë dhe më pas
aplikoni mjaftueshëm vaj me viskozitet të ulët, si p.sh.
vaj makinerie etj. dhe vaj lubrifikues të llojit me sprucim.
KUJDES:
•
Mos i lani disqet me ujë. Moskryerja e këtij veprimi
mund të shkaktojë ndryshkjen ose dëmtimin e
veglës.
•
Papastërtitë dhe gërryerja shkaktojnë fërkim të
tepërt të diskut dhe shkurtojnë kohën e
funksionimit për çdo ngarkim baterie.
Pas përdorimit
•
Për të pastruar pjesën e jashtme të veglës, njomni
një leckë të butë në ujë me sapun dhe fshijeni
lehtë. Mos përdorni asnjëherë hollues ose benzinë.
•
Mos e ruani veglën në vende ku ruhen materiale
avulluese.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
•
Montimi i diskut të gërshërëve të barit
•
Kapaku i disqeve të gërshërëve të barit
•
Skeleti i bazës
•
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
•
Shtojca e dorezës së gjatë
Për përdorimin e prerësit me bateri të
shkurreve
Kjo vegël mund të përdoret si prerës shkurresh duke
përdorur diskun e gërshërëve të shkurreve (aksesor
opsional) dhe grupin e ndërrimit në 2 mënyra (aksesor
opsional).
Për ta përdorur veglën si prerës shkurresh, kërkohet
ndërrimi i disqeve të gërshërëve të barit me disqet e
gërshërëve të shkurreve.
Për heqjen e disqeve të gërshërëve të barit, drejtojuni
seksionit të sipërpërmendur të titulluar “Instalimi ose
heqja e disqeve të gërshërëve të barit”. Për instalimin e
disqeve të gërshërëve të shkurreve, drejtojuni seksionit
më poshtë të titulluar “Instalimi ose heqja e disqeve të
gërshërëve të shkurreve”.
•
Montimi i diskut të gërshërëve të shkurreve (për
prerësin e shkurreve)
•
Grupi i ndërrimit në 2 mënyra i përbërë nga dy
aksesorët vijues
•
Kapaku i diskut të gërshërëve të shkurreve (për
prerësin e shkurreve)
•
Kutia e ruajtjes (për pjesën e poshtme të diskut)