34
Pajisje për mbrojtje personale
1.
Vishni rrobat e duhura. Rrobat që vishni duhet të
jenë funksionale dhe të përshtatshme, pra duhet
të jenë të ngjitura pas trupit, por jo aq sa t'ju
pengojnë. Mos mbani bizhuteri ose rroba që
mund të ngatërrohen me pajisjen. Mbani kapele
mbrojtëse për të mbledhur flokët e gjatë.
2. Mbani mbrojtëse për sytë dhe këpucë të forta
gjatë gjithë kohës së përdorimit të makinerisë.
3.
Vishni gjithmonë këpucë të forta dhe pantallona
të gjata kur përdorni makinerinë,
Siguria elektrike dhe e baterisë
1.
Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e përdorni
pajisjen në vende të lagështa ose të lagura dhe
mos e ekspozoni ndaj shiut. Uji që hyn në pajisje
rrit rrezikun e goditjeve elektrike.
2. Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë
tjetër baterie.
3. Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
4.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera metalike të vogla që mund të bëjnë lidhje
nga njëri terminal tek tjetri. Krijimi i lidhjes së
shkurtër ndërmjet terminaleve të baterisë mund të
shkaktojë djegie ose zjarr.
5.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria;
shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh
kontakt, shpëlani me ujë. Nëse lëngu bie në
kontakt me sytë, kërkoni edhe ndihmën e mjekut.
Lëngu i dalë nga bateria mund të shkaktojë
acarim ose djegie.
6.
Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr. Ajo mund të
shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për
udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.
7.
Mos e hapni dhe mos e shformoni baterinë(të).
Elektroliti i çliruar është gërryes dhe mund të
dëmtojë sytë ose lëkurën. Ai mund të jetë toksik
nëse gëlltitet.
Ndezja e pajisjes
1.
Sigurohuni të mos ketë fëmijë ose njerëz të tjerë
pranë dhe kini kujdes për kafshët pranë zonës së
punës. Përndryshe, ndaloni përdorimin e pajisjes.
2. Kontrolloni gjithmonë që pajisja të jetë e sigurt
për përdorim para se ta përdorni. Kontrolloni
sigurinë e veglës prerëse, të mbrojtëses dhe
levës/këmbëzës së çelësit për veprim të lehtë
dhe të duhur. Kontrolloni që dorezat të jenë të
pastra dhe të thata dhe testoni funksionin e
ndezjes/fikjes.
3.
Kontrolloni pjesët e dëmtuara përpara përdorimit
të mëtejshëm të pajisjes. Mbrojtësja ose ndonjë
pjesë tjetër që është dëmtuar duhet të
kontrollohet me kujdes për të përcaktuar që
punon siç duhet dhe kryen funksionin e synuar.
Kontrolloni bashkërenditjen e pjesëve lëvizëse,
lidhjen e pjesëve lëvizëse, prishjen e pjesëve,
montimin dhe ndonjë rrethanë tjetër që mund të
ndikojë në funksionimin e saj. Mbrojtësja ose
ndonjë pjesë tjetër e dëmtuar duhet të riparohet
siç duhet ose të ndërrohet nga qendra jonë e
autorizuar e shërbimit, përveçse udhëzohet
ndryshe diku tjetër në manual.
4. Ndizeni motorin vetëm kur t’i keni duart dhe
këmbët larg veglës prerëse.
5. Para se ta ndizni, sigurohuni që vegla prerëse
nuk prek objekte të tjera.
Metoda e përdorimit
1. Përdoreni pajisjen vetëm në vende me shumë
dritë dhe pamje të mirë. Gjatë stinës së dimrit
bëni kujdes nga zonat e rrëshqitshme ose të
lagështa, akulli dhe dëbora (rrezik rrëshqitjeje).
Sigurohuni gjithnjë të shkelni mirë në rrëpira dhe
të mos vraponi, por të ecni.
2.
Bëni kujdes të mos lëndoni këmbët dhe duart me
veglën prerëse.
3. Mos qëndroni asnjëherë mbi shkallë dhe të
përdorni pajisjen.
4.
Mos hipni asnjëherë në pemë për të kryer prerje
me pajisjen.
5. Mos punoni asnjëherë në sipërfaqe të
paqëndrueshme.
6.
Hiqni rërën, gurët, gozhdët etj. që gjenden brenda
zonës së punës. Copëzat e huaja mund ta
dëmtojnë veglën prerëse dhe mund të shkaktojnë
kundërveprime të rrezikshme.
7. Nëse vegla prerëse godet gurë ose objekte të
tjera të forta, fikeni menjëherë motorin dhe
kontrolloni veglën prerëse.
8. Inspektojeni veglën prerëse në intervale të
shkurtra të rregullta për dëmtim (zbulimi i krisjeve
të vogla me anë të testit të zhurmës së trokitjes).
9.
Përpara fillimit të prerjes, vegla prerëse duhet të
ketë arritur shpejtësi të plotë pune.
10. Vegla prerëse duhet të pajiset me mbrojtësen e
duhur. Mos e përdorni asnjëherë pajisjen me
mbrojtëse të dëmtuara ose pa i vendosur
mbrojtëset në vend!
11. Të gjitha instalimet mbrojtëse dhe mbrojtëset që
ofrohen me pajisjen duhet të përdoren gjatë
punës.
12. Hiqeni gjithmonë kutinë e baterisë nga pajisja:
−
kur e lini pajisjen pa mbikëqyrje;
−
përpara pastrimit të një bllokimi;
−
përpara se të kontrolloni, pastroni apo të
kryeni punë në pajisje;
−
pasi të keni goditur objekte të huaja;