![background image](http://html.mh-extra.com/html/makita/dum166/dum166_instruction-manual_228107039.webp)
39
Instalimi ose heqja e disqeve të gërshërëve të
barit
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe që kutia
e baterisë të jetë hequr përpara instalimit ose heqjes së
disqeve të gërshërëve. Nëse nuk e fikni dhe e hiqni
kutinë e baterisë nga vegla, mund të shkaktohet lëndim
serioz si rezultat e ndezjes aksidentale.
•
Gjatë ndërrimit të diskut të gërshërëve, mbani
gjithmonë doreza pa hequr kapakun e disqeve në
mënyrë që duart dhe fytyra të mos kenë kontakt të
drejtpërdrejtë me diskun. Moskryerja e këtij
veprimi mund të shkaktojë lëndim personal.
SHËNIM:
•
Mos e fshini grason nga ingranazhi dhe nga
mekanizmi i ndezjes. Në të kundërt, mund të
shkaktohet dëmtimi i veglës.
•
Për mënyrën specifike të heqjes dhe të instalimit të
disqeve të gërshërëve, drejtojuni anës së pasme të
paketimit për disqet aksesorë të gërshërëve.
Fig.11
Hiqni skeletin e bazës dhe vendoseni veglën përmbys.
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën përmbys,
sigurohuni që të keni hequr skeletin e bazës.
Fig.12
Për të hequr diskun e gërshërëve, shtyni levën e kyçjes
dhe me levën e kyçjes të shtyrë, rrotulloni kapakun e
poshtëm në drejtim kundërorar derisa simboli në
kapakun e poshtëm të jetë i bashkërenditur me simbolin
në levën e kyçjes.
Fig.13
Hiqni me radhë kapakun e poshtëm, diskun e
gërshërëve dhe mekanizmin e ndezjes nga.
Fig.14
Për të instaluar diskun e gërshërëve të barit, përgatitni
mekanizmin e ndezjes, kapakun e poshtëm dhe diskun
e ri të gërshërëve të barit.
Fig.15
Hiqni kapakun e disqeve nga disqet e vjetra të
gërshërëve dhe vendoseni tek të rejat për përdorim të
lehtë gjatë ndërrimit të disqeve.
Fig.16
Rregulloni pozicionin e tre kunjave në mënyrë që kunjat
të rreshtohen në këndin e duhur, në lidhje me vijën bazë
të bashkërenditjes në trupin e veglës.
Fig.17
Vendoseni mekanizmin e ndezjes me pjesën e futur të drejtuar
lart mbi kunja. Në këtë pikë, aplikoni një sasi të vogël grasoje
në rrëzë të mekanizmit të ndezjes, duke përdorur grason e
dhënë me disqet e gërshërëve që janë aksesorë opsionalë
ose që mbetet brenda trupit të ingranazhit.
Fig.18
Mbivendosni vrimën ovale të diskut të sipërm te vrima e
diskut të poshtëm. Lëvizini disqet e gërshërëve në
mënyrë që vrima në pllakën e bazës së disqeve të
gërshërëve të jetë pozicionuar në qendër të këtyre
vrimave ovale të mbivendosura.
Fig.19
Kthejini disqet e gërshërëve përmbys dhe instalojini në
mënyrë që kunjat te vegla të futen në vrimën në disqet e
gërshërëve. Sigurohuni që disqet e gërshërëve të jenë
vendosur në vend në mënyrë të sigurt aq sa të arrijnë
pllakën e bazës.
Fig.20
Vendoseni kapakun e poshtëm në mënyrë që simboli
te kapaku i poshtëm të jetë i bashkërenditur me
simbolin
te leva e kyçjes.
Fig.21
Shtyjeni kapakun e poshtëm për poshtë dhe rrotullojeni
kapakun e poshtëm në drejtim orar ndërkohë që e
shtyni për poshtë derisa simboli tek etiketa të jetë i
bashkërenditur me simbolin
te leva e kyçjes
(kapaku i poshtëm është plotësisht i kyçur.).
Fig.22
Në këtë pikë, sigurohuni që leva e kyçjes të futet në
kanalin në kapakun e poshtëm.
Hiqni kapakun e diskut dhe ndizni veglën për ta
kontrolluar për lëvizje të duhur.
SHËNIM:
•
Kur disqet e gërshërëve nuk funksionojnë siç
duhet, nuk ka përputhje të mirë midis disqeve dhe
mekanizmit të ndezjes. Kryejeni sërish nga fillimi.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
•
Mbajini duart larg disqeve.
KUJDES:
•
Lyejeni diskun përpara punës dhe një herë në orë
gjatë punës, duke përdorur vaj makinerie ose vaj
tjetër të ngjashëm.
•
Shmangni përdorimin e veglës nën dritën
përvëluese të diellit sa më shumë që të jetë e
mundur. Tregoni kujdes për gjendjen tuaj fizike
gjatë përdorimit të veglës.
•
Mbajeni veglën me një dorë. Mos e mbani pjesën
e përparme të ngritur të veglës si dorezë.
Fig.23
Ndizeni veglën pasi të keni rregulluar lartësinë e prerjes
dhe mbajeni në mënyrë të tillë që këmba e veglës të
qëndrojë në tokë. Më pas, lëvizeni veglën përpara në
zonën që do të pritet.