36
Fig.28
Futni dadon shtytëse me anën e duhur të drejtuar nga
lart siç tregohet në figurë në vrimën e vajosjes për të
siguruar filtrin. Kur filtri nuk mund të sigurohet me një
dado shtytëse të shtrembëruar, zëvendësojeni dadon
shtytëse me një të re.
Rivendoseni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar dhe
zinxhirin e sharrës në vegël.
Zëvendësimi i rrotës së dhëmbëzuar
Përpara se të vendosni një zinxhir të ri sharre,
kontrolloni gjendjen e rrotës së dhëmbëzuar.
Fig.29
KUJDES:
•
Rrota e dhëmbëzuar e konsumuar e dëmton
zinxhirin e ri të sharrës. Në këtë rast zëvendësoni
rrotën e dhëmbëzuar. Rrota e dhëmbëzuar duhet
të instalohet në mënyrë që gjithmonë të duket si
në figurë.
Fig.30
Gjithmonë vendosni një unazë të re bllokimi kur
zëvendësoni rrotën e dhëmbëzuar.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.31
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Fig.32
Ruajtja e veglës
Pastrojeni veglën para magazinimit. Pastroni ashklat
dhe tallashin nga vegla pasi të keni hequr kapakun e
rrotës së dhëmbëzuar. Pasi të keni pastruar veglën,
ndizeni pa ngarkesë pune për të lubrifikuar zinxhirin e
sharrës dhe shufrën udhëzuese.
Mbulojeni shufrën udhëzuese me mbështjellëse.
Zbrazeni vajin nga depozita e vajit për ta boshatisur dhe
vendoseni sharrën me zinxhir me kapakun e depozitës
të drejtuar nga lart.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Udhëzimet për mirëmbajtjen periodike
Për të siguruar jetëgjatësi, për të parandaluar dëmin
dhe për të siguruar funksionimin e plotë të tipareve të
sigurisë mirëmbajtja e mëposhtme duhet të kryhet
rregullisht.
Pretendimet për garanci pranohen vetëm nëse kjo punë
kryhet rregullisht dhe siç duhet. Moskryerja e punës së
përshkruar të mirëmbajtjes mund të çojë në aksidente!
Përdoruesi i sharrës me zinxhir nuk duhet të kryejë
punime mirëmbajtëse që nuk parashikohen në manualin
e përdorimit. Të gjitha këto punime duhet të bëhen nga
një qendër shërbimi e autorizuar.
Hiqeni nga sharra me zinxhir.
Shufra udhëzuese
Lubrifikimi i zinxhirit
Këmbëza e çelësit
Butoni i bllokimit
Kapaku i depozitës të vajit
Kapësi i zinxhirit
Vidat dhe bulonat
Sharrë me zinxhir
Zinxhiri i sharrës
Para ruajtjes
Çdo vit
Çdo 3 muaj
Çdo javë
Përditë
Para
përdorimit
Pjesa
Koha e punës
Kontrolli.
Pastrimi.
Kontrollojeni në një qendër
shërbimi të autorizuar.
Kontrolli.
Kontrolli.
Kontrolli.
Kontrolli.
Kontrolli.
Kontrolli.
Mpriheni nëse nevojitet.
Kontrolloni normën e furnizimit me vaj.
Kontrolloni puthitjen.
014813