34
Fig.7
Ndërkohë që rrotulloni shufrën udhëzuese në drejtim të
kundërt orar, instalojeni atë në mënyrë të tillë që skaji i
shufrës udhëzuese të bjerë në kontakt me sustën.
Fig.8
Futni mbërthyesen e kapakut të rrotës së dhëmbëzuar
në vrimë në vegël dhe më pas vendosni kapakun e
rrotës së dhëmbëzuar.
Fig.9
Rrotulloni dorezën në drejtim orar për të shtrënguar
mirë vidën.
Rregullimi i tendosjes së zinxhirit të sharrës
Fig.10
Vetëm një lirim i vogël i vidës lejon rregullimin e
tendosjes së zinxhirit të sharrës. Pas rregullimit,
shtrëngoni fort vidën.
Fig.11
KUJDES:
•
Për pak kohë pas instalimit të një zinxhiri të ri
sharre ai ka gjasa të lirohet. Herë pas here
kontrolloni tendosjen e zinxhirit të sharrës përpara
përdorimit.
•
Tendosja e pamjaftueshme e zinxhirit të sharrës
mund të bëjë që ai të dalë nga vendi.
•
Instalimi ose heqja e zinxhirit të sharrës duhet të
bëhet në një vend të pastër pa tallash apo
materiale të tilla.
Amortizator me maja (aksesor opsional)
Fig.12
Për ta instaluar amortizatorin me maja, ndiqni hapat
vijuese:
1.
Hiqni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar, zinxhirin
e sharrës dhe shufrën udhëzuese siç përshkruhet
në këtë manual përdorimi.
2.
Përputhni vrimat e amortizatorit me maja përgjatë
vrimave të sharrës me zinxhir.
3.
Shtrëngojini fort me vida.
PËRDORIMI
Vajosja
Fig.13
Zinxhiri i sharrës lubrifikohet automatikisht kur vegla
është në përdorim.
Kontrolloni sasinë e vajit të mbetur në depozitën e vajit
përmes dritares së kontrollit të vajit.
Për të rimbushur depozitën, hiqeni kapakun e depozitës
së vajit.
Pas rimbushjes së depozitës, gjithmonë vidhoseni
kapakun e depozitës së vajit në sharrën me zinxhir.
KUJDES:
•
Kur mbushni sharrën me zinxhir me vaj të zinxhirit
për herë të parë, ose kur mbushni depozitën pasi
është boshatisur krejtësisht, shtoni vaj deri në
skajin e fundit të pompës. Përndryshe mbushja e
vajit mund të jetë e pasaktë.
•
Si vaj për zinxhirin e sharrës, përdorni vetëm vaj
ekskluziv për sharrat me zinxhir Makita ose vaj të
disponueshëm në treg.
•
Kurrë mos përdorni vaj me pluhur dhe grimca apo
vaj që avullon.
•
Kur krasitni pemë, përdorni vaj botanik. Vaji
mineral i dëmton pemët.
•
Kurrë mos ushtroni forcë mbi sharrën me zinxhir
kur krasitni pemë.
•
Para se të filloni prerjen, sigurohuni që kapaku i
depozitës së vajit të jetë vidhosur tamam.
Mbajeni sharrën me zinxhir larg nga pema. Filloni dhe
prisni derisa lubrifikimi i zinxhirit të sharrës të jetë i
përshtatshëm.
Prekeni udhëzuesin e puntos / udhëzuesin e poshtëm
me degën që do të pritet para se ta ndizni. Prerja pa e
prekur udhëzuesin e puntos / udhëzuesin e poshtëm me
degën mund të shkaktojë lëkundjen e shufrës
udhëzuese, duke shkaktuar lëndimin e përdoruesit.
Sharroni drurin që duhet prerë thjesht duke e lëvizur
poshtë.
Krasitja e pemëve
Fig.14
Fig.15
KUJDES:
•
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg zinxhirit të
sharrës ndërkohë që motori është duke punuar.
•
Mbajeni sharrën me zinxhir fort me të dyja duart
ndërsa motori është duke punuar.
•
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në çdo
moment këmbët në pozicionin e duhur dhe
ekuilibrin e duhur.
Prekeni udhëzuesin e puntos / udhëzuesin e poshtëm
me degën që do të pritet para se ta ndizni. Prerja pa e
prekur udhëzuesin e puntos / udhëzuesin e poshtëm me
degën mund të shkaktojë lëkundjen e shufrës
udhëzuese, duke shkaktuar lëndimin e përdoruesit.
Kur prisni degë të trasha, në fillim bëni një prerje të
lehtë nga poshtë dhe pastaj bëni prerjen përfundimtare
nga sipër.
Fig.16
Nëse përpiqeni të prisni degë të trasha nga pjesa e
poshtme, dega mund të afrohet dhe të shtyjë zinxhirin e
sharrës që është duke prerë.
Nëse përpiqeni të prisni degë të trasha nga sipër pa
prerjen e lehtë nga poshtë, dega mund të çahet në ashkla.
Fig.17
Nëse nuk mund të prisni lëndë drusore me një goditje:
Ushtroni presion të lehtë në dorezë dhe vazhdoni të
sharroni dhe tërhiqeni pak prapa sharrën me zinxhir;
pastaj vendoseni dhëmbëzimin pak më poshtë dhe
mbarojeni prerjen duke ngritur dorezën.