32
ALBANIAN
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që makineria
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo të kontrolloni
funksionin e makinerisë.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë makinerinë
përpara se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort makinerinë dhe kutinë
e baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e makinerisë dhe e kutisë së baterisë mund
të bëjë që t’ju rrëshqasin nga duart dhe të shkaktohet dëmtim
i makinerisë dhe i kutisë së baterisë, si dhe lëndim i personit.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.
Në të
kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga makineria
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë.
Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç duhet.
►
Fig.18:
1.
Treguesi i kuq
2.
Butoni
3.
Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni nga
makineria teksa rrëshqisni butonin në pjesën e
përparme të kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është e bllokuar plotësisht.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
►
Fig.19:
1.
Llambat treguese
2.
Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Kapaciteti i
mbetur
Ndezur
Fikur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
SHËNIM:
Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM:
Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Sistemi i mbrojtjes së makinerisë/
baterisë
Makineria është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e
makinerisë/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e
makinerisë dhe baterisë. Makineria do të ndalojë
automatikisht gjatë punës nëse makineria ose bateria
janë vendosur sipas njërit prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Nëse makineria ose bateria përdoret në mënyrë të tillë
që të kërkojë nivele të larta anormale rryme, makineria
ndalon automatikisht dhe llamba pulson në ngjyrë të
gjelbër në regjimin 1. Në këtë situatë, fikeni makinerinë
dhe ndaloni punën që shkaktoi mbingarkesën e
makinerisë. Pastaj ndizeni makinerinë për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur makineria ose bateria është mbinxehur, makineria
ndalon automatikisht dhe llamba ndizet në ngjyrë të
kuqe për regjimin 1. Në këtë rast, lëreni makinerinë
dhe baterinë të ftohen përpara se ta ndizni sërish
makinerinë.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk mjafton, makineria ndalon
automatikisht dhe llamba për regjimin 1 pulson në të
kuqe. Në këtë rast, hiqeni baterinë nga makineria dhe
karikojeni.
Çelësi i rrymës kryesore
PARALAJMËRIM:
Gjithmonë fikeni çelësin e
rrymës kryesore kur nuk është në përdorim.
Për ta ndezur makinerinë, shtypni çelësin e rrymës
kryesore. Llambat ndizen në ngjyrë të gjelbër në
regjimin 1 dhe regjimin 2. Për ta fikur, shtypni çelësin
e rrymës kryesore derisa llambat për regjimin 1 dhe
regjimin 2 të fiken.
►
Fig.20:
(1)
Llamba për regjimin 1
(2)
Llamba për
regjimin 2
(3)
Çelësi i rrymës kryesore
Mund ta përdorni makinerinë në regjimin e fshesës
me korrent. Në regjimin e fshesës me korrent, volumi
thithës bëhet më i vogël se në regjimin normal.
Kur ndizni makinerinë, makineria ndizet në regjim
normal. Për të përdorur makinerinë në regjimin e
fshesës me korrent, shtypni çelësin e rrymës kryesore
kur makina është e ndezur. Llamba fiket për regjimin
2 dhe vetëm llamba për regjimin 1 ndizet në ngjyrë të
gjelbër. Kur të shtypni çelësin e rrymës kryesore sërish,
makineria kthehet në regjimin normal dhe llambat për
regjimin 1 dhe regjimin 2 ndizen në ngjyrë të gjelbër.
Содержание DUB363
Страница 2: ...1 2 1 Fig 1 1 2 Fig 2 1 2 Fig 3 1 2 3 Fig 4 2 ...
Страница 3: ...2 1 3 Fig 5 1 1 Fig 6 1 Fig 7 1 Fig 8 1 2 3 3 Fig 9 1 2 3 Fig 10 3 ...
Страница 4: ...1 2 3 Fig 11 1 2 Fig 12 2 3 1 Fig 13 1 2 1 Fig 14 4 ...
Страница 5: ...1 2 Fig 15 1 2 1 3 4 Fig 16 1 2 3 4 Fig 17 1 2 3 Fig 18 1 2 Fig 19 5 ...
Страница 6: ...2 1 3 Fig 20 1 Fig 21 1 Fig 22 1 Fig 23 Fig 24 1 4 3 2 Fig 25 1 Fig 26 6 ...
Страница 7: ...1 Fig 27 7 ...
Страница 106: ...106 ...
Страница 107: ...107 ...