29
ALBANIAN
22.
Kur vendosni qesen e pluhurit për përdorimin
për fshirje me thithje, mos e përdorni këtë
makineri në kombinim me përshtatësin e
baterisë të pajisur me rripin e krahut.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
1.
Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të
shtrënguara për t’u siguruar që makineria
është në kushte të sigurta pune.
2.
Nëse pjesët janë të konsumuara ose të
dëmtuara, zëvendësojini me pjesë të ofruara
nga Makita.
3.
Magazinojeni makinerinë në një vend të thatë
ku nuk arrihet nga fëmijët.
4.
Kur e ndaloni makinerinë për kontroll,
shërbim, magazinim apo ndërrim aksesorësh,
fikeni fillimisht dhe sigurohuni që të gjitha
pjesët lëvizëse të ndalojnë plotësisht, si dhe
hiqni kutinë e baterisë. Lëreni makinerinë të
ftohet përpara se të bëni punë mbi të. Ruajeni
makinerinë me kujdes dhe mbajeni të pastër.
5.
Gjithmonë lëreni makinerinë të ftohet përpara
se ta magazinoni.
6.
Mos e ekspozoni makinerinë ndaj shiut.
Ruajeni makinerinë në ambiente të mbyllura.
7.
Kur e ngrini makinerinë, sigurohuni të përkulni
gjunjët dhe bëni kujdes të mos lëndoni mesin.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
1.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi.
Ngarkuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë
tjetër baterie.
2.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
3.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
4.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut.
Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
5.
Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që
është e dëmtuar ose e modifikuar.
Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
6.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën
në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130
°C mund të shkaktojë shpërthim.
7.
Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe
mos e karikoni kutinë e baterisë ose veglën
jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te
udhëzimet.
Karikimi i pasaktë ose në temperatura
jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë
baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
Siguria elektrike dhe e baterisë
1.
Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr.
Ajo mund
të shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për
udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.
2.
Mos e hapni dhe mos e shformoni baterinë(të).
Elektroliti i çliruar është gërryes dhe mund të dëmtojë
sytë ose lëkurën. Ai mund të jetë toksik nëse gëlltitet.
3.
Mos e karikoni baterinë në shi ose në vende të lagura.
4.
Mos e karikoni baterinë në ambiente të jashtme.
5.
Mos e manovroni me duar të lagura karikuesin,
as spinën dhe kontaktet e tij.
6.
Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e përdorni
veglën në vende të lagështa ose të lagura dhe
mos e ekspozoni ndaj shiut.
Uji që hyn në vegël
mund të rrisë rrezikun e goditjeve elektrike.
Shërbimi
1.
Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person
i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm
pjesë identike zëvendësimi.
Kjo do ta mbajë të
sigurt veglën elektrike.
2.
Asnjëherë mos e kryeni vetë shërbimin e
paketave të dëmtuara të baterive.
Shërbimi i
paketave të baterive duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të fituara nga
përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin
me përpikëri të rregullave të sigurisë për
produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.
Kjo
mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
Содержание DUB363
Страница 2: ...1 2 1 Fig 1 1 2 Fig 2 1 2 Fig 3 1 2 3 Fig 4 2 ...
Страница 3: ...2 1 3 Fig 5 1 1 Fig 6 1 Fig 7 1 Fig 8 1 2 3 3 Fig 9 1 2 3 Fig 10 3 ...
Страница 4: ...1 2 3 Fig 11 1 2 Fig 12 2 3 1 Fig 13 1 2 1 Fig 14 4 ...
Страница 5: ...1 2 Fig 15 1 2 1 3 4 Fig 16 1 2 3 4 Fig 17 1 2 3 Fig 18 1 2 Fig 19 5 ...
Страница 6: ...2 1 3 Fig 20 1 Fig 21 1 Fig 22 1 Fig 23 Fig 24 1 4 3 2 Fig 25 1 Fig 26 6 ...
Страница 7: ...1 Fig 27 7 ...
Страница 106: ...106 ...
Страница 107: ...107 ...