23 ALBANIAN
Regjimi i punës: shpimi në metal
Emetimi i dridhjeve (a
h,D
): 2,5 m/s
2
ose më pak
Pasiguria (K): 1,5 m/s
2
Modeli DTP141
Regjimi i punës: shpimi me goditje në beton
Emetimi i dridhjeve (a
h,ID
): 13,0 m/s
2
Pasiguria (K): 1,5 m/s
2
Regjimi i punës : shtrëngimi me goditje i
mbërthyesve me kapacitetin maksimal të pajisjes
Emetimi i dridhjeve (a
h
): 10,5 m/s
2
Pasiguria (K): 1,5 m/s
2
Regjimi i punës: shpimi në metal
Emetimi i dridhjeve (a
h,D
): 2,5 m/s
2
ose më pak
Pasiguria (K): 1,5 m/s
2
SHËNIM:
Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve
është matur sipas metodës standarde të testimit dhe
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër.
SHËNIM:
Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve
mund të përdoret për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
Emetimet e dridhjeve
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund të
ndryshojnë nga vlerat e deklaruara të emetimeve në
varësi të mënyrave sesi përdoret vegla.
PARALAJMËRIM:
Sigurohuni që të identifikoni
masat e sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit, që
bazohen në vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve
aktuale të përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha
pjesët e ciklit të funksionimit si ato kur vegla është e fikur
dhe punon pa prerë, ashtu edhe kohën e përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime për sigurinë e trapanit
me goditje me 4 regjime me bateri
1.
Mbani mbrojtëse për veshët gjatë shpimit
me goditje.
Ekspozimi ndaj zhurmës mund të
shkaktojë humbjen e dëgjimit.
2.
Përdorni dorezën(at) ndihmëse nëse jepen
bashkë me pajisjen.
Humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale.
3.
Mbajeni pajisjen elektrike te sipërfaqet
e izoluara kapëse kur të jeni duke kryer
një veprim në të cilin mbërthyesi mund të
kontaktojë me tela të fshehur.
Nëse mbërthyesit
prekin një tel me rrymë atëherë pjesët metalike të
pajisjes elektrike elektrizohen dhe mund t’i japin
punëtorit goditje elektrike.
4.
Mbajeni pajisjen elektrike te sipërfaqet e
izoluara kur të jeni duke kryer një veprim në të
cilin aksesori prerës mund të kontaktojë me
tela të fshehur.
Nëse aksesori prerës prek një
tel me rrymë, atëherë pjesët metalike të veglës
elektrike elektrizohen dhe mund t‘i shkaktojnë
përdoruesit goditje elektrike.
5.
Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të
fortë qëndrimi.
Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë ndërkohë
që e përdorni pajisjen në vende të larta.
6.
Mbajeni veglën fort.
7.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
8.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
9.
Mos e prekni punton ose materialin e punës
menjëherë pas veprimit, ato mund të jenë
shumë të nxehta dhe mund t’ju djegin lëkurën.
10.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen
e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
11.
Siguroni gjithmonë materialin e punës në
morsë ose pajisje të ngjashme për shtrëngim.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose
familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi i
shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të
rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.