![Makita DTD137 Скачать руководство пользователя страница 23](http://html.mh-extra.com/html/makita/dtd137/dtd137_instruction-manual_227493023.webp)
23 ALBANIAN
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
►
Fig.3:
1.
Llambat treguese
2.
Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Kapaciteti i
mbetur
Ndezur
Fikur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
SHËNIM:
Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Veprimi i ndërrimit
►
Fig.4:
1.
Këmbëza e çelësit
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në
vegël, kontrolloni gjithmonë për të parë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia e veglës
rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
SHËNIM:
•
Vegla ndalon automatikisht nëse vazhdoni të
tërhiqni këmbëzën e çelësit për rreth 180 sekonda.
Ndezja e llambës së përparme
KUJDES:
•
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
►
Fig.5:
1.
Llamba
►
Fig.6:
1.
Butoni
Për të ndezur gjendjen e llambës, shtypni
butonin
për pak sekonda. Për të fikur gjendjen e
llambës, shtypni përsëri butonin
për pak sekonda.
Me gjendjen e llambës të NDEZUR, tërhiqni këmbëzën e çelësit
për ta ndezur llambën. Për ta fikur, lëshojeni. Llamba fiket
afërsisht pas 10 sekondash pas lëshimit të këmbëzës së çelësit.
Me gjendjen e llambës të FIKUR, llamba nuk ndizet
edhe nëse tërhiqni këmbëzën.
SHËNIM:
•
Për të konfirmuar gjendjen e llambës, tërhiqni
këmbëzën. Kur llamba ndriçohet nga tërheqja
e këmbëzës së çelësit, gjendja e llambës është
NDEZUR. Kur llamba nuk ndizet, gjendja e
llambës është FIKUR.
•
Ndërsa tërhiqni këmbëzën e çelësit, gjendja e
llambës nuk mund të ndryshohet.
•
Pas afërsisht 10 sekondash nga lëshimi i
këmbëzës së çelësit, gjendja e llambës mund të
ndryshohet.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
►
Fig.7:
1.
Leva për ndryshimin e lëvizjes në anën e
kundërt
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
KUJDES:
•
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit
përpara përdorimit.
•
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla
të ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të
rrotullimit përpara se të ndalojë vegla mund të
dëmtojë veglën.
•
Kur nuk e përdorni veglën, vendoseni gjithmonë
levën e çelësit të ndryshimit në pozicionin
neutral.