23
Pllaka e mbulimit
Fig.8
Përdorni pllakën e mbulimit kur prisni rimeso dekorative,
plastikë etj. Kjo mbron sipërfaqet e ndjeshme ose
delikate nga dëmtimi. Përshtateni atë në pjesën e
pasme të bazës së veglës.
Pajisja kundër ciflave
Fig.9
Për prerje pa cifla mund të përdoret pajisja kundër
ciflave. Për të instaluar pajisjen kundër ciflave shtyjeni
bazën përpara deri në fund dhe përshtateni në anën e
pasme të bazës së veglës. Kur përdorni pllakën e
mbulimit, instalojeni pajisjen kundër ciflave në pllakën e
mbulimit.
KUJDES:
•
Pajisja kundër ciflave nuk mund të përdoret kur
kryeni prerje me kënd.
Heqja e pluhurave
Hundëza e pluhurit (aksesor opsional) rekomandohet
për të kryer prerje të pastra.
Fig.10
Për të montuar hundëzën e pluhurit në vegël, fusni
grepin e hundëzës së pluhurit në vrimën në bazë.
Fig.11
Për ta fiksuar hundëzën e pluhurit, shtrëngoni vidën
mbërthyese në pjesën e përparme të hundëzës së
pluhurit.
Hundëza e pluhurit mund të instalohet në anën e majtë
ose të djathtë të bazës.
Fig.12
Më pas lidhni një fshesë me korrent Makita me
hundëzën e pluhurit.
PËRDORIMI
KUJDES:
•
Mbajeni gjithmonë bazën ngjitur me materialin.
Moskryerja e këtij veprimi mund të thyejë fletën
duke shkaktuar dëmtime serioze.
SHËNIM:
•
Nëse vegla përdoret në mënyrë të vazhdueshme
derisa bateria të shkarkohet, mos e përdorni
veglën për 15 minuta derisa të vazhdoni me një
bateri të re.
Fig.13
Ndizeni veglën ndërkohë që fleta nuk është në kontakt
me materialin dhe prisni derisa fleta të marrë shpejtësi
të plotë. Më pas vendoseni bazën mbi material dhe
lëvizeni veglën me ngadalë përpara përgjatë vijës së
prerjes të shënjuar më parë.
Kur prisni me kthesa, shtyjeni veglën përpara shumë
ngadalë.
Prerje me buzë
KUJDES:
•
Përpara animit të bazës, sigurohuni gjithmonë që
vegla të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë
hequr.
Fig.14
Me bazën të anuar, ju mund të bëni prerje me kënd nga
0° deri në 45° (majtas ose djathtas).
Fig.15
Për ta anuar bazën, lironi bulonin në pjesën e pasme të
bazës me anë të një çelësi hekzagonal. Lëvizeni bazën
në mënyrë të tillë që buloni të pozicionohet në qendër të
kanalit në bazë.
Fig.16
Anoni bazën derisa të arrini këndin e dëshiruar të
buzëve. Dhëmbëza në formë V-je e dhomës së
ingranazhit tregon këndin e buzëve me gradim. Më pas
shtrëngoni fort bulonin për të siguruar bazën.
Prerje me pjesën e përparme të puthitur
Fig.17
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të
çelësit hekzagonal dhe rrëshqisni bazën nga pas deri
në fund. Më pas shtrëngoni bulonin për të siguruar
bazën.
Prerje e pjesshme
Prerjet e pjesshme mund të bëhen sipas metodës A ose
B.
A) Shpimi i një vrime fillestare:
Fig.18
•
Për një prerje të pjesshme të brendshme pa prerje
hyrëse në anë, shponi paraprakisht një vrimë
fillestare me diametër 12 mm ose më shumë.
Futeni fletën në këtë vrimë për të nisur prerjen tuaj.
B) Prerje me temperim:
Fig.19
•
Nuk është nevoja që të shponi një vrimë fillestare
ose të bëni një prerje hyrëse nëse bëni me kujdes
veprimet e mëposhtme.
1. Anoni veglën nga lart me anën e përparme të
bazës dhe majën e fletës të pozicionuar mbi
sipërfaqen e materialit.
2.
Ushtroni presion mbi vegël në mënyrë që ana e
përparme e bazës të mos lëvizë kur të ndizni
veglën dhe ulni me ngadalë skajin fundor të
veglës.
3. Ndërkohë që fleta shpon materialin, ulni me
ngadalë bazën e veglës mbi sipërfaqen e
materialit të punës.
4.
Përfundoni prerjen në mënyrë normale.