33 SHQIP
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk është i mjaftueshëm, vegla
ndalon automatikisht. Në këtë rast, hiqeni baterinë nga
vegla dhe ngarkojeni.
Lëshimi i bllokimit të mbrojtjes
Kur sistemi i mbrojtjes punon pa ndërprerje, vegla
bllokohet dhe treguesi i baterisë tregon gjendjen e
mëposhtme.
Në këtë situatë, vegla nuk ndizet edhe nëse e ndizni
ose e fikni veglën. Për të lëshuar bllokimin e mbrojtjes,
hiqni baterinë, vendoseni në ngarkuesin e baterive dhe
prisni derisa të mbarojë ngarkimi.
Ndezur
Fikur
Duke pulsuar
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë nëse
çelësi i rrëshqitjes është në pozicionin e duhur
dhe nëse kthehet në pozicionin “FIKUR” kur
shtypet pjesa e pasme e çelësit të rrëshqitjes.
KUJDES:
Çelësi mund të bllokohet në
pozicionin “NDEZUR” për lehtësi të përdoruesit
gjatë përdorimit të zgjatur. Bëni kujdes kur
bllokoni veglën në pozicionin “NDEZUR” dhe
shtrëngojeni mirë veglën.
Për të ndezur veglën, shtypni fundin e pasmë të çelësit
rrëshqitës e më pas rrëshqiteni drejt pozicionit “I
(ndezur)”. Për punë të vazhdueshme, shtypni pjesën e
përparme fundore të çelësit rrëshqitës për ta bllokuar.
►
Fig.4:
1.
Çelësi me rrëshqitje
Për ta ndaluar veglën, shtypni pjesën e pasme fundore
të çelësit rrëshqitës, në mënyrë që të kthehet në
pozicionin “O (fikur)”.
►
Fig.5:
1.
Çelësi me rrëshqitje
Funksioni i ndryshimit automatik të
shpejtësisë
►
Fig.6:
1.
Treguesi i regjimit
Gjendja e treguesit të
regjimit
Regjimi i funksionimit
Regjimi i shpejtësisë së lartë
Regjimi i forcës së lartë
rrotulluese
Kjo vegël ka “regjimin e shpejtësisë së lartë” dhe
“regjimin e forcës së lartë rrotulluese”. Ajo e ndryshon
regjimin e punës në mënyrë automatike në varësi të
ngarkesës së punës. Kur treguesi i modalitetit ndizet
gjatë punës, vegla është në modalitetin e forcës
rrotulluese të lartë.
Funksioni parandalues për rindezjen
e paqëllimshme
Kur instaloni kutinë e baterisë ndërkohë që çelësi me
rrëshqitje është në pozicionin “I (ndezur)”, vegla nuk ndizet.
Për të ndezur veglën, në fillim rrëshqitni çelësin e
rrëshqitjes drejt pozicionit “O (fikur)” dhe më pas
rrëshqiteni në pozicionin “I (ndezur)”.
Teknologjia e ndjesisë së reagimit aktiv
Vegla dikton elektronikisht situatat kur disku apo
aksesori mund të kenë rrezik të lidhen. Në raste të tilla,
vegla fiket automatikisht për të evituar rrotullimin e
mëtejshëm të boshtit (nuk parandalon zmbrapsjen).
Për ta rindezur veglën, fikeni përpara, eliminoni
shkakun e rënies së beftë të shpejtësisë së rrotullimit
dhe ndizeni veglën.
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Veçoria e ndezjes së ngadaltë redukton reagimin gjatë ndezjes.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t’i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi i mbajtëses (dorezës) anësore
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja
anësore është instaluar siç duhet përpara
përdorimit.
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
►
Fig.7
Instalimi ose heqja e mbrojtëses së
diskut
PARALAJMËRIM:
Kur përdorni disk me
qendër të shtypur, disk me kënd ose furçë disku
me tela, mbrojtësja e diskut duhet të përshtatet
në vegël në mënyrë të tillë që ana e mbyllur
e mbrojtëses të jetë gjithmonë e drejtuar nga
përdoruesi.
PARALAJMËRIM:
Sigurohuni që mbrojtësja
e diskut të jetë bllokuar në mënyrë të sigurt
me levën e bllokimit me një prej vrimave të
mbrojtëses së diskut.
PARALAJMËRIM:
Kur përdorni disk prerës
smerilues / disk diamanti, sigurohuni të përdorni
vetëm mbrojtësen speciale të diskut të projektuar
për t’u përdorur me disqet smeril.
(Në disa vende të Evropës, kur përdorni disk
diamanti, mund të përdorni mbrojtësen e zakonshme.
Ndiqni rregullat e shtetit ku ndodheni.)
Содержание DGA521
Страница 2: ...2 1 3 Fig 1 1 2 Fig 2 1 Fig 3 1 Fig 4 1 Fig 5 1 Fig 6 Fig 7 2 ...
Страница 3: ...3 2 1 Fig 8 2 B 1 A B Fig 9 2 B 1 A B B C C Fig 10 1 2 Fig 11 1 2 Fig 12 3 ...
Страница 4: ...1 Fig 13 1 2 Fig 14 1 2 A B Fig 15 2 4 3 1 Fig 16 1 2 Fig 17 1 A B Fig 18 4 ...
Страница 5: ...15 Fig 19 Fig 20 Fig 21 Fig 22 Fig 23 1 2 Fig 24 1 Fig 25 5 ...
Страница 6: ...2 6 7 4 5 2 3 1 Fig 26 6 ...
Страница 115: ...115 ...