28 SHQIP
Regjimi i punës: smerilim me disk me kontroll anësor normal
Emetimi i dridhjeve (a
h, AG
) : 2,5 m/s
2
ose më pak
Pasiguria (K): 1,5 m/s
2
Regjimi i punës: smerilim me disk me kontroll anësor
kundër dridhjeve
Emetimi i dridhjeve (a
h, AG
) : 2,5 m/s
2
ose më pak
Pasiguria (K): 1,5 m/s
2
SHËNIM:
Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve janë
matur sipas një metode standarde testimi dhe mund
të përdoren për të krahasuar një vegël me një tjetër.
SHËNIM:
Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve mund
të përdoren për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
Emetimet e dridhjeve
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund
të ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi
të mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga
lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
Vërtetoni që masat e
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët
e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është
e fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e
përdorimit).
PARALAJMËRIM:
Vlera e deklaruar e
emetimeve të dridhjeve përdoret për aplikacionet
kryesore të veglës elektrike. Megjithatë, nëse vegla
elektrike përdoret për aplikacione të tjera, vlera e
emetimeve të dridhjeve mund të ndryshojë.
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërimet për sigurinë e
smeriluesit me bateri
Paralajmërimet për sigurinë e zakonshme gjatë
proceseve të lëmimit, smerilimit, fshirjes me furçë
me tela ose prerjes me smerilim:
1.
Kjo vegël elektrike funksionon si lëmues,
smerilues, furçë teli ose prerës. Lexoni të
gjitha paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet,
ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë
vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve
të renditura më poshtë mund të shkaktojë goditje
elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
2.
Veprimet si lustrimi nuk rekomandohen për t’u
kryer me këtë vegël elektrike.
Veprimet për të cilat
pajisja elektrike nuk është e përshtatshme mund të
krijojnë rrezik dhe të shkaktojnë dëmtime personale.
3.
Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
dhe rekomanduar nga prodhuesi i veglës.
Fakti
që një aksesor mund të montohet në veglën tuaj
elektrike, nuk garanton një funksionim të sigurt.
4.
Shpejtësia e matur e aksesorit duhet të jetë
minimalisht e barabartë me shpejtësinë
maksimale të caktuar në veglën elektrike.
Aksesorët që e kalojnë shpejtësinë e matur mund
të thyhen dhe të ndahen në copa.
5.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit tuaj
duhet të jetë brenda kapacitetit të matur të veglës
elektrike.
Aksesorët me përmasa të gabuara nuk
mund të mbrohen ose të kontrollohen siç duhet.
6.
Montimi me fileto i aksesorëve duhet të përputhet
me fileton e boshtit të makinerisë prerëse. Për
aksesorët e montuar me flanxha, vrima e boshtit
të aksesorit duhet të përputhet me diametrin e
folesë së flanxhës.
Aksesorët që nuk përputhen me
pjesën montuese të veglës elektrike do të humbasin
ekuilibrin, do të lëkunden jashtë mase dhe mund të
shkaktojnë humbjen e kontrollit.
7.
Mos përdorni aksesorë të dëmtuar. Përpara çdo
përdorimi kontrolloni aksesorët si p.sh. disqet
abrazive për ciflosje dhe krisje, mbështetëset
e disqeve për krisje, gërvishtje ose konsumim,
furçën me tela për lirim ose thyerje të telave. Nëse
pajisja elektrike ose aksesori bie, kontrolloni për
dëmtime ose instaloni një aksesor të padëmtuar.
Pas inspektimit dhe instalimit të aksesorëve,
qëndroni me personat e tjerë larg trajektores
së rrotullimit të aksesorit dhe lëreni pajisjen
elektrike të punojë me shpejtësi maksimale pa
ngarkesë për një minutë.
Aksesorët e dëmtuar
zakonisht do të shkëputen nga pajisja gjatë këtij testi.
8.
Mbani pajisje mbrojtëse personale. Në varësi
të përdorimit, përdorni mbrojtëse për fytyrën
ose syze sigurie të mëdha ose të vogla. Sipas
rastit, mbani maskë kundër pluhurit, mbrojtëse
për dëgjimin, doreza dhe përparëse mbrojtëse
që mund të ndalojë copëzat abrazive ose të
materialit të punës.
Mbrojtësja e syve duhet
të ketë aftësi të ndalojë copat fluturuese që
prodhohen nga veprimet e ndryshme. Maska
kundër pluhurit ose respiratori duhet të jenë
në gjendje të filtrojnë grimcat e prodhuara nga
funksionimi i pajisjes. Ekspozimi për një kohë të
gjatë ndaj zhurmave të forta mund të shkaktojë
humbjen e dëgjimit.
Содержание DGA521
Страница 2: ...2 1 3 Fig 1 1 2 Fig 2 1 Fig 3 1 Fig 4 1 Fig 5 1 Fig 6 Fig 7 2 ...
Страница 3: ...3 2 1 Fig 8 2 B 1 A B Fig 9 2 B 1 A B B C C Fig 10 1 2 Fig 11 1 2 Fig 12 3 ...
Страница 4: ...1 Fig 13 1 2 Fig 14 1 2 A B Fig 15 2 4 3 1 Fig 16 1 2 Fig 17 1 A B Fig 18 4 ...
Страница 5: ...15 Fig 19 Fig 20 Fig 21 Fig 22 Fig 23 1 2 Fig 24 1 Fig 25 5 ...
Страница 6: ...2 6 7 4 5 2 3 1 Fig 26 6 ...
Страница 115: ...115 ...