34
ALBANIAN
KUJDES:
Mos e ndizni kurrë veglën kur është
në kontakt me materialin e punës. Kjo mund të
shkaktojë lëndim të përdoruesit.
KUJDES:
Gjithmonë përdorni syze mbrojtëse
ose një mbrojtëse të fytyrës gjatë punës.
KUJDES:
Pas pune fikeni gjithnjë veglën dhe
prisni derisa disku të ndalojë tërësisht përpara se
ta vendosni veglën diku.
KUJDES:
Mbajeni GJITHMONË mirë veglën
me njërën dorë në trupin e saj dhe me tjetrën në
dorezën anësore.
Lëmimi dhe smerilimi
►
Fig.16
Ndizni veglën dhe më pas vendosni diskun mbi
materialin e punës.
Përgjithësisht, mbajeni buzën e diskut në një kënd rreth
15° ndaj sipërfaqes së materialit të punës.
Gjatë periudhës së përdorimit të një disku të ri, mos
e përdorni lëmuesin në drejtimin përpara sepse
përndryshe mund të futet në materialin e punës. Pasi
buza e diskut të jetë rrumbullakosur nga përdorimi,
disku mund të përdoret si në drejtimin përpara ashtu
dhe në drejtimin prapa.
Puna me disk prerës smeril / disk
diamanti
Aksesorë opsionalë
PARALAJMËRIM:
Kur përdorni disk smeril
prerës / diamanti, sigurohuni të përdorni vetëm
mbrojtësen e posaçme të diskut të projektuar për
përdorim me disqe prerëse.
(Në disa vende të Evropës, kur përdorni disk
diamanti, mund të përdorni mbrojtësen e zakonshme.
Ndiqni rregullat e shtetit ku ndodheni.)
PARALAJMËRIM:
Mos përdorni KURRË disk
prerës për lëmim anësor.
PARALAJMËRIM:
Mos e “bllokoni” diskun
ose mos aplikoni presion të tepërt mbi të. Mos
provoni të kryeni prerje të thella.
Sforcimi i tepërt
i diskut shton ngarkesën dhe gjasat për përdredhje
ose kapje të diskut përgjatë prerjes dhe mundësinë
e zmbrapsjes, mund të ndodhë thyerje e diskut ose
mbinxehje e motorit.
PARALAJMËRIM:
Mos e filloni prerjen
brenda materialit të punës. Lëreni diskun të
kapë shpejtësinë maksimale dhe filloni me
kujdes prerjen duke e lëvizur veglën përpara mbi
sipërfaqen e materialit të punës.
Disku mund të
kapet, të kërcejë sipër ose të zmbrapset nëse vegla
elektrike niset brenda materialit të punës.
PARALAJMËRIM:
Gjatë prerjeve mos
e ndryshoni kurrë këndin e diskut.
Ushtrimi i
presionit anësor mbi diskun prerës (ashtu si gjatë
lëmimit) do të shkaktojë krisjen dhe thyerjen e diskut,
duke ju shkaktuar lëndime të rënda.
PARALAJMËRIM:
Disku i diamantit duhet të
përdoret pingul mbi materialin që do të pritet.
►
Fig.17:
1.
Dado e kyçjes
2.
Disku prerës smeril /
disku i diamantit
3.
Flanxha e brendshme
4.
Mbrojtësja e diskut për diskun smerilues
prerës / diskun e diamantit
Njëlloj si me instalimin, ndiqni udhëzimet për diskun e
me qendër të shtypur.
Drejtimi për montimin e dados së bllokimit dhe të
flanxhës së brendshme ndryshon sipas llojit dhe
trashësisë së diskut.
Referojuni figurave më poshtë.
Për modelin 100 mm
Kur instaloni diskun smerilues prerës:
►
Fig.18:
1.
Dado e kyçjes
2.
Disku smerilues prerës
(më i hollë se 4 mm)
3.
Disku smerilues
prerës (4 mm ose më i trashë)
4.
Flanxha e
brendshme
Kur instaloni diskun e diamantit:
►
Fig.19:
1.
Dado e kyçjes
2.
Disku i diamantit (më i
hollë se 4 mm)
3.
Disku i diamantit (4 mm
ose më i trashë)
4.
Flanxha e brendshme
Për modelin 115 mm / 125 mm
Kur instaloni diskun smerilues prerës:
►
Fig.20:
1.
Dado e kyçjes
2.
Disku smerilues prerës
(më i hollë se 4 mm)
3.
Disku smerilues
prerës (4 mm ose më i trashë)
4.
Flanxha e
brendshme
Kur instaloni diskun e diamantit:
►
Fig.21:
1.
Dado e kyçjes
2.
Disku i diamantit (më i
hollë se 4 mm)
3.
Disku i diamantit (4 mm
ose më i trashë)
4.
Flanxha e brendshme
Vënia në punë me furça me kupë me
tela
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Kontrolloni funksionimin e furçës
duke e ndezur veglën pa ngarkesë, duke u
siguruar se nuk ndodhet askush përpara ose në
një drejtim me furçën.
KUJDES:
Mos përdorni furçë të dëmtuar ose
jo të ekuilibruar.
Përdorimi i furçës së dëmtuar mund
të rrisë mundësitë për lëndime nga kontakti me telat e
prishura të furçës.
►
Fig.22:
1.
Furçë me kupë me tela
Hiqni kutinë e baterisë nga vegla dhe vendoseni me
kokë poshtë për të lejuar futjen e lehtë të boshtit.
Hiqni çdo aksesor nga boshti. Montoni në bosht furçën
me kupë me tela dhe shtrëngojeni me çelësin e ofruar.
VINI RE:
Shmangni aplikimin e presionit të
tepërt që shkakton përkuljen e telave kur përdorni
furçën.
Kjo mund të sjellë prishje të parakohshme.
Содержание DGA506RME
Страница 2: ...1 2 3 Fig 1 1 2 Fig 2 1 Fig 3 1 Fig 4 1 Fig 5 1 Fig 6 Fig 7 1 2 3 Fig 8 2 ...
Страница 5: ...1 Fig 25 1 2 5 2 2 11 12 4 3 5 6 7 8 9 10 13 3 14 5 3 Fig 26 5 ...
Страница 115: ...115 ...